Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisië Industriale (DPPI) duke filluar nga muaji mars 2020 ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e ofrimit të shërbimeve me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID- 19. Në vijim të vendimit të Këshillit Mbikqyrës të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, sporteli ofron shërbime nga ora 8:00 deri në orën 14:00.
Janë marrë masat e dezinfektimit të të gjithë institucionit dhe punonjësit janë pajisur me mjete mbrojtëse personale (maska, doreza, alkool) me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre. Sporteli i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale duke qenë se është i pajisur me xham mbrojtës, nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë fizik me personat të cilët paraqiten për dorëzimin dhe marrjen e dokumentave.
Rregullorja Anti-Covid