Leksion i hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Leksion i hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Leksion i Hapur për studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale mbajti një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, ku u theksua rëndësia e pronësisë industriale në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.  

Interesi i shfaqur nga studentët ishte i jashtëzakonshëm, duke reflektuar nevojën për më shumë njohuri dhe angazhim në këtë fushë kaq të rëndësishme. 

Ky leksion është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DPPI dhe Universitetit të Shkodrës, e cila synon të afrojë studentët me praktikat më të mira në këtë fushë. 

Rëndësia e mbrojtjes së pronësisë industriale dhe intelektuale është themelore për nxitjen e inovacionit dhe krijimtarisë, dhe këtë mesazh e përcollëm me entuziazëm tek të rinjtë që do të formojnë të ardhmen ligjore të vendit. Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës zhvillon në kurikulën e saj te detyrueshme lëndën “Pronësia Intelektuale” dhe për vitin 2024 sipas statistikave të këtij fakulteti, 9 studentë kanë mbrojtur temën e diplomës duke zgjedhur fushën e Pronësisë Intelektuale. 

Ky është një fakt që na gëzon. Një falenderim shkon dhe për pedagogët e përkushtuar dhe profesionistë të këtij fakulteti.

Read More
IMG_8040

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet DPPI dhe Western Balkans

Është nënshkruar në mjediset e DPPI, marrëveshja e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI)  dhe Western Balkans University (WBU). 
Kjo marreveshje është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale znj. Maria Solis dhe Presidentit te WBU, Prof.Dr. Ferdinand Gjana. 

Qëllimi i kësaj marreveshjeje është organizimi i leksioneve të hapura dhe aktiviteteve të përbashkëta, simpoziume shkencore, konkurse me studentët e universitetit dhe stafin akademik për ndërgjegjësimin e tyre në fushën e të drejtave të Pronësisë Industriale.

Read More
Leksion i hapur në Kolegjin Universitar Beder

Leksion i hapur në Kolegjin Universitar Beder

Me studentët e Kolegjit Universitar “Beder”, zhvilluam një orë të hapur leksioni me temë: “Të njohim fushën e pronësisë industriale si dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i objekteve të saj”. Bashkëbiseduam me studentët e këtij kolegji mbi: Pronësinë Intelektuale, degët e saj dhe institucionet përgjegjëse Objektet e pronësisë Industriale, Mënyrën e aplikimit për regjistrimin e tyre,Përfitimet ligjore që sjell regjistrimi i objekteve pranë drejtorisë sonë. 

Gjithashtu studentëve iu vendosën në dispozicion materiale rreth fushës së PI-së.  

Prioriteti ynë për arsimin e lartë është vijimi dhe forcimi i bashkëpunimit me universitetet si dhe mbështetje ndaj brezit të ri në zhvillimin e teknologjisë, inovacionit, si dhe kërkimit shkencor.  Të tjera orë te hapura leksioni me në fokus pronësinë Industriale na mirëpresin në vitin e ri akademik 2024-2025 me shumë studentë dhe universitete të vendit.

Read More