foto coveri

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) e Republikës së Shqipërisë zbaton CP14

Zyra e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) dhe DPPI kanë përgatitur një dokument praktik të përbashkët lidhur me aplikimet për marka tregtare që mund të bien ndesh me politikën publike apo me parimet e pranuara të moralit.
Dokumenti është hartuar në përputhje me Komunikimin e Përbashkët që rezulton nga Praktika e Përbashkët CP14, e zhvilluar nga Rrjeti i Pronësisë Intelektuale i BE-së (EUIPN). Ai është përshtatur posaçërisht për Shqipërinë dhe jep një përmbledhje të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi standardet e cilësisë së zyrës për vlerësimin e këtyre aplikimeve.
Zbatimi i kësaj praktike sjell:
Qartësi dhe transparencë në proces;
Siguri ligjore dhe parashikueshmëri për përdoruesit dhe ekspertët;
Harmonizim të praktikave të PI-së mes vendeve të BE-së dhe kandidateve për anëtarësim.
Ky dokument është një rezultat konkret i bashkëpunimit mes EUIPO dhe vendeve jo-anëtare të BE-së, për të forcuar aleancat në fushën e pronësisë intelektuale dhe për të mbështetur vendet aspirante për integrim në BE përmes qasjes Team Europe.
Dokumenti praktik është i ndarë në dy pjesë:
Mesazhet dhe deklaratat kryesore të parimeve;
Një shpjegim i plotë dhe i detajuar i tyre – i vlefshëm për të gjitha palët e interesuara.
————————————————–
The General Directorate of Industrial Property (GDIP) of the Republic of Albania implements CP14 a🇦🇱🤝🇪🇺
📄The European Union Intellectual Property Office (EUIPO) and the General Directorate of Industrial Property (GDIP) of the Republic of Albania prepared a joint practice paper in relation to trade mark applications that may be contrary to contrary to public policy or to accepted principles of morality.
The practice paper has been prepared in line with the Common Communication resulting from the Common Practice (CP14) developed by the European Union Intellectual Property Network (EUIPN). Tailor-made to the specificities of Albania, the practice paper provides an overview of the Office’s quality standards for assessing on trade marks applications that may be contrary to public policy or to accepted principles of morality. The paper provides a clear and comprehensive explanation of the principles on which the practice is based. It will be generally applied by the State Office for Intellectual Property (SOIP) and the intellectual property (IP) offices of the EUIPN.
The practice paper is a tangible result of the EUIPO’s cooperation efforts with non-EU Member States to harmonise and converge IP practices in order to strengthen IP alliances. The EUIPO together with the IP offices of the EU Member States, actively supports potential candidates for EU membership with approximation of IP practices through the EUIPN in a Team Europe approach.
The practice paper aims to increase clarity, transparency, legal certainty and predictability for the benefit of the users and examiners.
The practice paper can be found below in Albanian and English. The document is divided into two parts: the first summarising the practice principles’ key messages and statements; the second providing a clear and comprehensive explanation of these principles. It also serves as a reference for all interested parties.

CP14 PP_Common Communication_Trade marks contrary to public policy or to accepted principles of morality_v1.1(4)

CP14 PP_Appendix_Trade marks contrary to public policy or to accepted principles of morality

PP14 on CP14_AL_SQ

CP14 PP_Appendix_AL_SQx

Read More
lajm – foto 1

DPPI dhe DPS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për të mbështetur zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të vendit

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synimin për të krijuar një sinergji të re mes dy institucioneve. Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI-së, dhe z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS-së.
Kjo nismë synon të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik përmes ndërthurjes së sistemit të pronësisë industriale me standardizimin teknik, duke ofruar një mbështetje më të plotë për ekosistemin ekonomik dhe kërkimin shkencor në Shqipëri.
Qëllimet kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
  • Nxitjen e inovacionit dhe aplikimin e standardeve në produktet dhe proceset e reja.
  • Harmonizimin e mbrojtjes ligjore të shpikjeve me zbatimin teknik të standardeve.
  • Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe komunitetit të biznesit për rëndësinë e pronësisë industriale dhe standardizimit.
  • Ofrimin e trajnimeve dhe seminareve për grupet e interesit dhe stafet respektive.
  • Organizimin e fushatave informuese, panaireve, botimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve publike.
Fushat konkrete të bashkëpunimit përfshijnë:
  • Shkëmbim të dhënash mbi patentat dhe standardet, sipas rregullimeve ligjore.
  • Krijimin e bazave të përbashkëta të të dhënave.
  • Konsulencë për produkte të reja të mbrojtura me patentë.
  • Hartimin e politikave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Përshtatjen me direktivat e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Promovim të ndërsjellë në platforma dhe publikime.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture të re teknologjike dhe ligjore në Shqipëri, ku shpikjet dhe produktet inovative mbrohen dhe standardizohen në përputhje me zhvillimet moderne dhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.

Read More
post foto 3

Konferencë e nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale

“Nga ideja te ndikimi – Si i nxisin patentat startup-et dhe suksesin akademik” ishte titulli i konferencës së nivelit të lartë, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) në bashkëpunim me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), GIZ Albania, ICC Albania dhe CCI France-Albanie.
 
 Konferenca u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale – 26 Prill, një ditë që nderon rëndësinë e inovacionit dhe krijimtarisë në zhvillimin e qëndrueshëm .
Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshem i komanduar e DPPI-së, znj. Maria Solis Kapedani, theksoi rëndësinë e patentave, kërkimit shkencor dhe mbështetjes financiare për zhvillimin e inovacioneve.
Konferenca bashkoi partnerë të rëndësishëm dhe u vlerësua me pjesëmarrjen dhe mesazhet përshëndetëse të:
🔹 Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja
🔹 Z. Christoph Ernst, Zëvendëspresident për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, European Patent Office
🔹 Znj. Blerina Raca, GIZ Albania
🔹 Z. Nicholas A. Rana, Kryetar, International Chamber of Commerce in Albania
Të gjithë theksuan rolin jetik të pronësisë intelektuale në nxitjen e inovacionit, veçanërisht në universitete dhe startup-e.
 
Paneli i parë teknik – “Akademia dhe Industria: Roli i Pronësisë Intelektuale në Inovacion” – solli një pasqyrë të qartë mbi rolin e institucioneve akademike, politikave qeveritare dhe modelit evropian në zhvillimin e PI-së.
 
Panelistët:
🔸 Z. Victor Arribas Martinez – EPO
🔸 Z. Erlis Hoxha – MAS
🔸 Prof. Dr. Ferdinand Gjana – Western Balkans University
🔸 Z. Arjan Ymeri – Startup Albania
 
Paneli i dytë teknik – “Fuqizimi i Startup-eve përmes Patentave: Mundësitë dhe Sfidat” – ndau përvoja reale nga ekosistemi i inovacionit shqiptar.
 
Panelistët:
🔸 Z. Gerti Boshnjaku – CEO, New Media Group
🔸 Z. Henri Ndreca – T-Block
🔸 Prof. Asoc. Brunilda Myftari – Universiteti i Mjekësisë
🔸 Z. Jurgen Metalla – Harry Fultz
🔸 Znj. Estela Koni – La Griffe Academy
 
Paneli i tretë teknik – “Zhvillimi i kulturës së PI-së në Shqipëri: Hapat në vijim dhe Prioritetet Strategjike” – solli diskutime të thelluara mbi orientimet e së ardhmes.
 
 Panelistët:
🔸 Znj. Eni Kalo – Kalo & Associates
🔸 Prof. Asoc. Ilda Kazani – UPT
🔸 Znj. Sonila Meka – DPPI
🔸 Z. Kushtrim Shalaim Shala – ALBICT
 
Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcuar rolin e pronësisë intelektuale në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Read More
foto slider 1 – update

Takim dy palësh mes EPO dhe MEKI

Në kuadër të konferencës së nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Sokol Duma, dhe zëvendëspresidentit për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare në Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), z. Christoph Ernst. Takimi u organizua nga Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar, i DPPI-së znj. Maria Solis Kapedani, dhe kishte për qëllim fuqizimin e marrëdhënieve mes institucioneve shqiptare dhe EPO. U rikonfirmua bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Zyrës Evropiane të Patentave, me synimin për të çuar përpara plane konkrete dhe për të forcuar partneritetin dypalësh. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe integrimit më të plotë në rrjetin evropian të inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave.

Read More

Marrëveshje Bashkëpunimi midis DPPI dhe BCCA

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri (BCCA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e lidhjeve në fushën e pronësisë industriale. Ky bashkëpunim ka për qëllim ofrimin e shërbimeve si konsulencë për bizneset, trajnime, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe ndihmën në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale. 

Marrëveshja synon gjithashtu rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së inovacioneve teknologjike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e sipërmarrjes. 

Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI dhe z. Aldi Molloholli, Drejtor Ekzekutiv i BCCA. 

Kjo marrëveshje është nënshkruar në muajin Mars 2025.

Read More
dppi – photo 2 – update

Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër

Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër për Promovimin e të drejtave të Pronësisë Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Bashkia Shkodër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi , e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale në këtë qytet.
Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI, znj. Maria Solis Kapedani, dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci .
Ky bashkëpunim do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si panaire, tryeza të rrumbullakëta dhe sesione informuese , me qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe subjekteve tregtare mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Gjithashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave mes palëve, për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional në këtë fushë .
Ky hap i rëndësishëm do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin lokal, duke krijuar një ambient më të sigurt për bizneset dhe krijuesit në Shkodër

Read More
dppi thumb

Shpallje konkursi, për realizimin e “Logos” për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe revistës ”Inova”

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale shpall konkursin për krijimin e logos së institucionit të saj si dhe revistës ”Inova”, publikim i cili do pasqyrojë punën e institucionit, bashkëpunimet me kombëtarë dhe ndërkombëtarë, evente, kuriozitet nga bota dhe jo vetëm aq.

 Qëllimi i realizimit të Logos është identifikimi i DPPI -së, si institucion dhe revistës si  publikim  si dhe promovimi i tyre në një arenë më të gjërë.

 Kriteret dhe udhëzimet që kërkohen:

  • Logo duhet të jetë unike dhe bashkëkohore;
  • Të përçojë një mesazh të qartë;
  • Të jetë e përdorshme ne materialet e promovimit;
  • Të shfaqë cilësi të lartë për informacionin që transmeton;

Specifikime Teknike të logos:

  • Logoja të jetë me ngjyra;
  • Formatet në të cilat duhet të dorëzohet logo: Eps, Pdf, Jpg, Png”,

Logoja duhet të jetë e aplikueshme edhe në:

  • Dokumente zyrtarë dhe jo vetëm;
  • Materiale të nevojshme për konferenca, Ftesa; programe trajnimi;etj
  • Materialet promovuese `
  • Materiale informuese elektronike ose ne format hard copy;
  • Broshura;
  • Poster;
  • Bill boarde; etj.

Kush mund të aplikojë?

  • Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura;
  • Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Arkitekturë Interieri dhe Dizajn në Fakultetin e

Arkitekturës dhe Urbanistikës;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs

  • Letër/e-mail për shprehje interesi;
  • CV;
  • Kartë identiteti (jpg/pdf);
  • Të paktën 2 logo të realizuar me parë;
  • Të gjithë elementet logos duhet të jenë krijim origjinal;

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të konkursit

Shpallja e Konkursit bëhet më datë 13 Mars 2025.

Data e fundit e aplikimeve është 06 Prill 2025.

Shpallja e fituesit bëhet me njoftim në faqen zyrtare të DPPI si dhe në adresën e email-it të

aplikantit.

Aplikimet për logon do të dorzohen elekronikisht në e-adresën: info@dppi.gov.al si dhe

 sonila.meka@dppi.gov.al

Komisioni i ngritur pranë drejtorisë do të  shqyrtojë dhe do të vlerësojë çdo aplikim të ardhur në adresat e sipërcituara.

Read More
marreveshje bashkepunimi – 2025 – 1

Marrëveshje Bashkëpunimi për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale.

Është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, e nënshkruar nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar, dhe z. Rahim Spahiu, Kryetar i Bashkisë Dibër, me qëllim promovimin dhe mbrojtjen
e pronësisë industriale.

Qëllimi i Bashkëpunimit

Fokusi kryesor i kësaj marrëveshjeje është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, panaire dhe iniciativa të tjera për të sensibilizuar bizneset e qytetit të Peshkopisë dhe për të garantuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Objektivat Kryesore

1. Organizimi i aktiviteteve për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale për bizneset e Peshkopisë.

2. Organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe sesioneve diskutimi për mbrojtjen e pronës industriale.

3. Shkëmbimi i informacionit mbi pronësinë industriale mes palëve, për të fuqizuar bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin.

Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe mbrojtjen e bizneseve dhe ideve inovative në rajon!

Read More