
IP4Startups
Është përmbyllur me sukses programi i parë i akselerimit me fokus fuqizimin e sipërmarrjeve përmes mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale i realizuar në Shqipëri, IP4Startups!
Në një mbrëmje të një rëndësie të veçantë për shkak të pjesëmarrjes, të një niveli të lartë teknik dhe përfaqësuesish të drejtorive të inovacionit dhe startup, u bë edhe çertifikimi i 10 startup-ve fituese që për 2 muaj rresht kaluan në një trajnim intensive për Pronësinë Industriale.
Në fjalët përshëndetëse të znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale Znj. Olga Allemann, Menaxhere e Projektit në Swiss Federal Institute of Intellectual Property dhe Z. Kushtrim Shala, Menaxheri i Projektit të IP4Startups, u theksua rëndësia e programit IP4Startups dhe ekspertëve të cilët dhanë kontributin e tyre të vyer në këtë program. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre të znj. Ledi Imeraj, Drejtor i Agjensisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Z. Arjan Ymeri, drejtor i përgjithshem i Agjencise së Start upeve shkëlqesia e saj znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.
Ky program u zbatua nga Drejtoria e përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbështetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP).