U zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit të binjakëzimit « Forcimi i mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të Pronësisë Intelektuale »  

Pjesëmarrës në aktivitet ishin ekspertë nga institucionet përfituese, Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut si dhe përfaqësues të Universiteteve, Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë , dhe organizata e aktorë të ndryshëm të fushës.

Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj, në cilësinë e Project Leader të këtij projekti, evidentoi realizimin e objektivave si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale sipas fushës së përgjegjësisë.

Patëm gjithashtu kënaqësinë që pjesë të panelit folës të kishim z. Enzo Damiani, përfaqësues i European Union Delegation në Republikën e Shqipërisë dhe znj. Veronika Korkaj, Drejtor i Përgjithshëm i CFCU.

Projekti i Binjakëzimit është zbatuar kryesisht online për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 në veçanti përmes trajnimit të të gjitha strukturave dhe aktorëve të përfshirë në këtë proces.

Një falënderim i veçantë shkon për dy shtetet anëtare, Greqi dhe Itali për kontributin e vyer të dhënë gjatë impementimit të këtij projekti.