Pronësia Intelektuale (PI) kuptohet si një grup të drejtash që rrjedhin nga një veprimtari artistike, letrare, novatore, industriale apo tregtare. Ky përkufizim u përshtatet në mënyrë të përkryer treguesve gjeografikë (TGJ).

Shumë larg së qenurit fillimet e një veprimtarie prodhuese, janë në fakt rezultati i shumë veprimeve dhe ndërveprimeve ndërmjet njerëzve të ndryshëm, tokës dhe tregut të tyre. Në vitet e fundit kemi qenë një forcë drejtuese e përdorimit të TGJ-ve si mjete për arritjen e objektivave specifikë, përfshirë konkurencën e produkteve agro-ushqimore dhe artizanale, ndërtimin e partneriteteve dhe zhvillimin rural. Thënë ndryshe, kemi promovuar TGJ-të si një mjet i vlefshëm për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Njësoj si markat tregtare, patentat, dizenjot industriale dhe të gjitha mjetet e tjera të PI, TGJ-të nuk përdoren vetëm për mbrojtje por edhe si pjesë e një strategjie për përmbushjen e këtyre objektivave. Për shembull, në Kolumbi tashmë ka më shumë se 20 TGJ të mbrojtur, bujqësorë dhe artizanalë dhe si rezultat përfituesit e tyre – të grupuar në shoqata prodhuesish, federata, kooperativa dhe para-kooperativa – mund të nisin të përdorin në mënyrë strategjike të drejtat që u siguron mbrojtja.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ofrojë një metodë dhe një plan për vlerësimin kolektiv të produktit që do të pozicionohet, në mënyrë që palët e ndryshme të interesuara të arrijnë qëllimet që kanë përcaktuar. Ky udhëzues trajton secilën prej temave që duhet të shqyrtojnë një grup apo shoqatë palësh të interesuara me qëllim që të vlerësojnë saktë dhe të krijojnë një ndikim me TGJ-në e tyre, nga të kuptuarit e aspekteve ligjore të mekanizmit deri në përzgjedhjen e efekteve të dëshiruara sociale dhe ekonomike të TGJ-së dhe metodave për përzgjedhjen e tyre. Shpresojmë që ky udhëzues të përshtatet nga të gjithë palët tona të interesuara të TGJ-ve në mënyrë që ata të rrisin potencialin e tyre të plotë të përfitimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore në rajonet e tyre.​