Zhvillohet në Eindhoven, Hollandë edicioni i tretë i DesignEuropaAward 2021 me pjesëmarrjen e shteteve anëtare të EUIPO, e cila është organizatore e këtij eventi madhështor në fushën e pronësisë intelektuale.

Gjatë eventit, kënaqësi të takoja Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës Europoiane të Pronësisë Intelektuale, z. Christian Archambeau dhe të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona si dhe mbështetjen e vashdueshme të EUIPO kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale

Çmimet DesignEuropa 2021 po ecin përpara dhe është përcaktuar lista e finalistëve në kategoritë e Industrisë dhe Kompanive të Vogla dhe ato në zhvillim.

Finalistët të cilët prezantuan projektet e tyre ishin shumë inkurajuese dhe inovative, duke përmirësuar në këtë mënyrë cilësinë e jetës sonë përmes dizenjos. Dizenjot luajnë një rol thelbēsor në jetën tonë tē përditshme.