Së bashku me z. Marco Aleman zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, finalizuam me sukses nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në lidhje me projektin WIPO LEX Judgement, ku Republika e Shqipërisë bëhet pjesë.

Kjo marrëveshje është 3- palëshe, e nënshkruar si fillim në Tiranë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Shkollës së Magistraturës, përfaqësuar nga Drejtori i shkollës z. Arben Rakipi.

WIPO Lex është një platformë digjitale të dhënash në të cilën ofrohen informacione ligjore falas mbi pronësinë intelektuale nga e gjithë bota.

Baza e të dhënave WIPO Lex është e organizuar në 3 koleksione, të përbërë nga ligjet dhe rregulloret e secilit shtet anëtar ose marrëveshje dypalëshe, traktatet e administruara nga WIPO, traktatet e lidhura me IP, vendime mbi IP dhe përfaqëson burimin kryesor ndërkombëtar mbi legjislacionin e pronësisë intelektuale.

Lidhur me monitorimin dhe inteligjencën teknologjike, kjo database e cila ofron rreth 4900 dokumente, është thelbësore për të ndihmuar në kuptimin e kuadrit ligjor dhe rregullator që prek regjistrat e pronësisë intelektuale në te gjithë botën.