Eshtë zhvilluar në Tiranë, Konferenca Kombëtare e Pronësisë Intelektuale nën sloganin “Pronësia Intelektuale dhe Rinia – Inovacion për një të ardhme më të mirë”.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI Znj. Rovena Beqiraj mirëpriti të gjithë të ftuarit në këtë ditë të rëndësishme që i dedikohet krijimarisë së mendjes njerëzore dhe rinisë duke vlerësuar rolin dhe kontributin e të gjithë aktorëve të fushës. Të pranishëm për të dhënë mesazhe të rëndësishme për Rininë ishin Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Besart Kadia, kryetarit të Bashkisë z. Erjon Veliaj, ambasadorit të Zvicrës z. Adrian Maitre, si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Institucioneve Ligjzbatuese të Republikës së Kosovës konkretisht nga Agjencia për Pronësi Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe Drejtoria e Doganës.

Në panelin e dytë në nivel teknik patëm mundësinë të ndiqnim fjalën e DP, Znj. Rovena Beqiraj ku ndau me të ftuarit rëndësinë e kësaj dite por dhe iniciativat dhe bashkëpunimet e DPPI me Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Më tej Znj. Zjarrta Osmani zyrtare e Zyrës për të Drejtat e Autorit në Republikën e Kosovës prezantoi situatën aktuale tësistemit të të drejtave të pronësisë intelektuale nê vend.

Eventi vijoi sipas axhendës me prezantime të tjera të rëndësishme, nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit, znj. Borana Ajazi, Agjencia për Kërkim Shkencor dhe Inovacion znj. Mira Muça dhe prezantimi i librit të Znj. Albana Laknori, ” Pronësia Intelektuale dhe Sipërmarrja”.

Të një rëndësie dhe interesi të veçantë ishim prezantimet e dy ekspertëve të huaj të Zyrës Europiane të Patentave z. Pierre Treichel dhe z. Ilja Rudyk, ku ndanë me të ftuarit rëndësinë e sistemit të patentave Unitare si dhe rolin që luajnë Industritë e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në zhvillimin social ekonomik të vendit.

Aktiviteti u bë i mundur më mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës Europiane të Patentave ( EPO) si një partner shumë i rëndësishëm në fushën e patentave.

Ky event përmbylli ciklin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara dhe të zhvilluara përgjatë muajit Prill, konsideruar si muaji i pronësisë intelektuale.