NATIONAL COMPETITION IN THE FIELD OF INTELLECTUAL PROPERTY

 

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale – 26 Prill 2022

 

Pronësia Intelektuale dhe Rinia: Inovacion për një të ardhme më të mirë

 

Çdo 26 prill, festohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale për të mësuar rreth rolit që luajnë të drejtat e pronësisë intelektuale (PI) në inkurajimin e inovacionit dhe krijimtarisë. Dita Botërore e PI 2022 promovon potencialin e madh të të rinjve për të inovuar dhe nxitur ndryshime për një të ardhme më të mirë.

Në të gjithë globin, të rinjtë po përballen me sfidat e inovacionit, duke përdorur energjinë dhe zgjuarsinë e tyre, kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre për tu drejtuar drejt një të ardhmeje më të mirë.

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2022 fokusohet tek Pronësia Intelektuale dhe Rinia, që inovojnë për një të ardhme më të mirë.

Në këtë kuadër Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale do të organizojë një konkurs me Institucionet e Arsimit të Lartë me sloganin “Inovacioni për një të ardhme më të mirë”. Kjo është një mundësi që studentët të shprehin talentin e tyre krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë.

Konkursi do të lancohet për Universitetet teknike në mbarë vendin dhe kërkon të nxisë studentët drejt punës kërkimore shkencore. Në këtë konkurs do të ketë një juri përzgjedhëse për të vlerësuar punimet/projektet e studentëve.

Për të 3 vendet e para fituese do të ketë çmime simbolike të ofruara nga Bashkia Tiranë dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm si dhe për të gjithë studentët pjesëmarrës do të jepen dhe çertifikata dhe materiale promocionale.

Konkursi midis studentëve, ku mund të prezantojnë projektet e tyre është data 20 prill në mjediset e REJA, ora 10:00. Për detaje të tjera të organizimit do të njoftoheni në kohë reale përmes rrjeteve tona sociale.

Studentët e interesuar janë të lutur të marrin pjesë në këtë konkurs të rëndësishëm. Personi i kontaktit për organizimin e këtij konkursi është znj. Sonila Meka. Për çdo informacion shtesë mund ta kontakoni në adresën e emailit sonila.meka@dppi.gov.al

Për më shumë informacion rreth kësaj dite mund të navigoni në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale https://www.wipo.int/ip-outreach/en/ipday/
si dhe www.dppi.gov.al.

 

Faleminerit dhe suksese!