👉Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar në fushën e pronësisë industriale, mirëpritëm në Tiranë 🇦🇱, delegacionin e Zyrës së Patentave të Republikës së Polonisë 🇵🇱 (UPRP).
↪Ky delegacion u mirëprit nga znj. Rovena Beqiraj, Drejtor i Përgjthshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, znj. Rudina Bollano, Drejtor i Drejtorisë së Ekzaminimit dhe znj.Sonila Meka, Përgjegjës i Sektorit të Koordinimit, Analizës dhe Raportimeve.
✅Presidentja e kësaj zyre 🇵🇱, znj. Edyta Demby Siwek,  znj. Anna Dachowska – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe znj. Jagoda Janiak Ekspert i Lartë pranë Departamentit të Bashkëpumimit Ndërkombëtar, vizituan për herë të parë Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale 🇦🇱 dhe shprehën dëshirën dhe vullnetin për të shkëmbyer eksperiencën e tyre në fushën e PI-së.
🙏Palët nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet tyre, në fushën e PI, ku fokusi i këtij bashkëpunimi do të jetë kryesisht, shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, në fushën e përgjegjësisë, sikurse trajnime ndërmjet stafit të zyrave dhe tryeza të rrumbullakta për rëndësinë e pronës industriale, në vendet respektive.
‼Ky memorandum, shënon fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet zyrave homologe, në vazhdimësi të bashkëpunimeve si vende anëtare me të drejta të plota, pranë Organizatës Evropiane të Patentave (EPO) dhe Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO).