Qëllimi I kësaj marrëveshje të nënshkruar midis titullarëve të institucioneve konkretisht, znj. Ledina Beqiraj, Drejtor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe z. Lavdrim Sahitaj, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, është forcimi i bashkëpunimit si dhe promovimi dhe monitorimi i zbatimit të kërkesave të detyrueshme ligjore në fushën e garantimit të mbrojtjes dhe të respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Shqipërisë por dhe rekomandimeve të lëna nga Komisioni Europian.

Në vijim të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, të 2 institucionet kyçe në këtë fushë bien dakort të organizojnë konferenca të përbashkëta, leksione të hapura me sistemin e arsimit para-universitar dhe universitar, seminare dhe sesione trajnimesh (workshops) për kategori të ndryshme grupesh interesi si dhe të shkëmbejnë informacion të ndërjelltë sipas rastit.