
Marrëveshje Bashkëpunimi për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale.
Është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, e nënshkruar nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar, dhe z. Rahim Spahiu, Kryetar i Bashkisë Dibër, me qëllim promovimin dhe mbrojtjen
e pronësisë industriale.
Qëllimi i Bashkëpunimit
Fokusi kryesor i kësaj marrëveshjeje është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, panaire dhe iniciativa të tjera për të sensibilizuar bizneset e qytetit të Peshkopisë dhe për të garantuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Objektivat Kryesore
1. Organizimi i aktiviteteve për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale për bizneset e Peshkopisë.
2. Organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe sesioneve diskutimi për mbrojtjen e pronës industriale.
3. Shkëmbimi i informacionit mbi pronësinë industriale mes palëve, për të fuqizuar bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin.
Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe mbrojtjen e bizneseve dhe ideve inovative në rajon!