Njoftim per Bordin e Apelit
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, njofton të interesuarit se në mbështetje të pikës 3 të nenit, 193/b, të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 752, datë 19.12.2018 “Për miratimin e rregullores së organizimit, funksionimit dhe përcaktimit të masës së shpërblimit të anëtarëve të Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale”, të paraqesin pranë zyrës së protokollit aplikimin e tyre për të kandiduar si anëtarë të Bordit të Apelit.
Gjithashtu në zbatim të pikës 1 të nenit 193/b të ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, citohet se: “Bordi i Apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët tre janë punonjës të DPPI-së dhe dy anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së. Anëtarët e Bordit të Apelit nuk mund të jenë përfaqësues të autorizuar.”
Në zbatim të Vendim nr. 752, datë 19.12.2018 “Për miratimin e rregullores së organizimit, funksionimit dhe përcaktimit të masës së shpërblimit të anëtarëve të Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale”, kërkesa zyrtare për të kandiduar si anëtar i jashtëm i BA-së duhet të nënshkruhet nga vetë kandidati dhe duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
- a) Të dhënat mbi identitetin personal, adresë korrespondence, e-mail dhe çdo pikë të saktë kontakti tjetër të parashikuar me ligj;
- b) Jetëshkrim;
- c) Diplomë e ciklit të dytë të studimeve “Master shkencor”;
ç) Çdo dokument tjetër që provon kontributin dhe njohuritë në fushën e PI-së.
Dokumentet e shkronjave “c” dhe “ç”, të kësaj pike, që nuk do të jenë origjinale ose të noterizuara, do të konsiderohen të padepozituara. DPPI-ja nuk do të dërgojë njoftim për plotësim dokumentacioni.
Kërkesa zyrtare për të kandiduar si anëtar i BA-së, e pashoqëruar me dokumentet përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, e “ç”, të kësaj pike, do të konsiderohet e padorëzuar dhe, si e tillë, nuk do të shqyrtohet.
DPPI fton të interesuarit që plotësojnë kriteret në zbatim të ligjit për pronësinë industriale të paraqesin aplikimet e tyre pranë zyrës së Protokollit.
Afati i aplikimit është deri më datë 20/12/2020