TOPOGRAFITË E PRODUKTEVE GJYSMË-PËRÇUESE

Topografitë e produkteve gjysmëpërçuese, të njohura ndryshe si cip, janë një produkt thelbësor i të gjitha pajisjeve elektronike moderne tëcilat gjejnë zbatim në gjithçka, nga makinat motorike tek celularët.

Një “topografi gjysmëpërçuese” është në thelb një model i një “produkti gjysmëpërçues”. Një produkt gjysmëpërçues është një artikull që kryen një funksion elektronik. Përbëhet nga të paktën dy shtresa, njëra prej të cilave duhet të përbëhet nga material gjysëmpërçues në të cilin është fiksuar një model. Një model i tillë duhet t’i përkasë funksionit elektronik të përmendur më lart, ose për ndonjë funksion tjetër. Topografia gjysmëpërçuese është disenjo e modelit, që duhet fiksuar në një shtresë të produktit gjysmëpërçues ose i një shtrese materiali të përdorur, për prodhimin e produktit gjysmëpërçues. Në të kundërt, ai mund të jetë disenjo i rregullimit të modeleve të fiksuara, ose që synojnë të fiksohen, në ose mbi shtresat e një produkti gjysmëpërçues në lidhje me njëri-tjetrin.

FATURE-2020.docx

Register of Authorized Representatives