Sektori i Binjakëzimit

Financat, tregu i brendshëm dhe kriteret ekonomike (FI)

 

1.3 Buxheti i financuar nga BE: 350,000 EUR

  1. Objektivat

2.1 Objektivi (a) i përgjithshëm:

Të mbështesë Republikën e Shqipërisë në përafrimin e standardit të mbrojtjes dhe zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale me praktikën më të mirë të BE-së në mënyrë që të zhvillojë në mënyrë efektive negociatat e pranimit dhe të administrojë me sukses integrimin e përgjithshëm në BE dhe ndihmën e para-anëtarësimit.

 

2.2 Objektivi specifik:

 

Projekti synon të ofrojë mbështetje për institucionet e përfshira në projekt kryesisht në fushat e mëposhtme:

 Të rrisin aftësitë e tyre për të mbështetur harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me rregullat përkatëse të BE-së në fushën e ligjit dhe politikës së pronësisë intelektuale;

 Të prezantojë modelin e aplikuar të menaxhimit të PI në nivelin Evropian dhe për planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve me qëllim promovimin dhe rritjen  e ndwrgjegjwsimit përmes publikut për çështjet e PI, dhe veprimet e krijimit të kapaciteteve për të përgatitur negociatat e pranimit dhe për të adresuar rekomandimet e përcaktuara nga Raporti i Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, veçanërisht kapitulli 7 – Pronwsia intelektuale.

– Të ndihmojë ISHMT në ndryshimin ose krijimin e një akti nënligjor të pronësisë industriale, për të kufizuar problemet e hasura në inspektimet në tregun e brendshëm.

– Të ndihmojë ISHMT në hartimin e ndryshimeve të nën-akteve ligjore të nevojshme për zbatimin e Ligjit për Pronësinë Industriale për të pasqyruar përcaktimin ligjor dhe ndarjen midis shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale dhe falsifikimit të mallrave;

– Të ndihmojë në hartimin e dispozitave specifike që sqarojnë procedurën administrative dhe procedurën penale.

 

Shqipëria në veçanti duhet të:

  • intensifikojë përpjekjet për të harmonizuar legjislacionin e saj mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat fqinje me acquis të BE-së;
  • Përmirësimi i mëtejshëm i funksionimit të agjencive të menaxhimit kolektiv dhe pagesa e honorareve për mbajtësit e të drejtave.

Kuadri ligjor i Republikës së Shqipërisë siguron mbrojtjen e pronësisë intelektuale që përafrohet gjerësisht me acquis communautaire, duke përmbushur një nga angazhimet e nenit 73 të Marrëveshjes së Stabilizim / Asociimit (MSA) dhe Kapitullit 7 të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian ” Të drejtat e pronësisë intelektuale ”.

 

Dokumenti i Partneritetit Evropian tregon nevojën për të vazhduar forcimin e autoriteteve përkatëse të Tregut të Brendshëm, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin e brendshëm me kërkesat e BE-së dhe MSA-së dhe të sigurojë zbatimin e tij nga të gjitha autoritetet përkatëse. Ai përmend qartë nevojën për të garantuar kapacitete të mjaftueshme administrative për të përmbushur kërkesat e MSA-së në fushën e pronësisë intelektuale dhe industriale.

 

Në këtë drejtim, neni 39 i marrëveshjes së përkohshme (neni 73 i MSA-së) përcakton që Shqipëria të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar, jo më vonë se katër vjet pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, një nivel të mbrojtjes së të drejtat e pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare të ngjashme me ato ekzistuese në BE, duke përfshirë mjetet efektive për zbatimin e të drejtave të tilla.

Twinning Fiche AL 17 IPA FI 01 20 FINAL