Qendra tekniko-shkencore Shkodër

Më datë 18.12.2019 u nënshkrua në Shkodër, Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Qëllimi kryesor i nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve është promovimi i pronësisë industriale nëpërmjet shkëmbimit të informacionit midis dy institucioneve në këtë marrëveshje; − Informimi dhe sensibilizimi i studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësve dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore shkencore lidhur me rëndësisnë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale.

Gjithashtu, DPPI mbart angazhimin e mëtejshëm, për trajnimin në mënyrë të vazhdueshme, të stafit të këtyre qendrave, po dhe studentëve me qëllim nxitjen e inovacionit dhe të krijimtarisë te brezat e rinj.

Nnënshkrimin i memorandumeve të bashkëpunimit dhe hapja e qendrave të informacionit tekniko-shkencor në katër universitetet teknike të RSH, konkretisht: Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë; Universiteti Politeknik, Tiranë; Universiteti “Fan S.Noli, Korçë si dhe së fundmi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër është detyrim që buron nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020.

Foto Shkoder

 

Qendra tekniko-shkencore Korçë

Në vitin 2018 pranë Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës u ngrit Qendra e Informacionit Teknik Shkencor për pronësinë intelektuale. Funksioni i kësaj qendre në këtë universitet, inkurajon dhe plotëson një hallkë të rëndësishme për kërkimin shkencor dhe për zhvillimin.

Ngritja e kësaj qendre është mjaft e rëndësishme dhe shërben për rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësve dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore shkencore, në nxitjen e tyre si dhe për të drejtat që i përkasin atyre, nëpërmjet regjistrimit pranë DPPI-së.

“Patentat nuk janë të përjetshme, por shpikjet janë” (Cit.Kalyan C. Kankanala)

Foto Korce

 

Qendra tekniko-shkencore Vlorë

DPPI një rëndësi të veçantë i ka kushtuar bashkëpunimeve dhe zhvillimit të aktiviteteve me universitetet dhe Shkollat e Mesme. Kjo është një mënyrë mënyrë e mirë për edukimin e brezit të ri mbi respektimin e të drejtave të PI.  Në vitin 2017 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë.

Marrëveshja ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore dhe shkencore, për të drejtat që ata gëzojnë mbi punët e tyre, krijimin e një sistemi efektiv të informacionit për shpikjet në fushat e ndryshme të shkencës dhe zhvillimin e aktiviteteve.

U krijua Qendra e Informacionit Teknik dhe Shkencor pranë Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë. Krijimi i kësaj qendre në vitin 2017 ishte gjithashtu një hap mjaft i rëndësishëm në drejtim të promovimit dhe ndërgjegjësimit mbi PI. Funksioni i kësaj qendre do të jetë lehtësimi në qasjen ndaj informacionit mbi fushën e pronësisë industriale, sidomos për patentat mbi shpikjet, për studentët dhe të gjithë të intersuarit në qytetin e Vlorës.

Foto Vlora

 

Qendra tekniko-shkencore Tiranë

Me qëllim nxitjen e zhvillimit në fushën e shkencës dhe teknologjisë dhe inkurajimit të punës krijuese dhe kërkimore më datë 08.03.2013 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet DPPM-së dhe Universitetit Politeknik të Tiranë. Për realizimin  e objektit të kësaj marrëveshje u ngrit pranë këtij Universiteti, Qendra e Informacionit Teknik dhe Shkencor. Qëllimi kryesor i krijimit të kësaj Qendre është rritja e ndërgjegjësimit të studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësave dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të Pronësisë Industriale.