Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim është krijuar në bazë të nenit 193/a, të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë Industriale” i ndryshuar, për shqyrtimin e kërkesave që i drejtohen DPPI-së mbështetur në nenet 126, 138, 155, 173,174, 183 të ligjit të sipërcituar “Për Pronësinë Industriale”.

Kjo dhomë ka filluar të funksionojë menjëherë pas hyrjes në fuqi në datën 06.06.2018, të VKM nr. 315, datë 31.5.2018 “Për miratimin e rregullores për markat”, që parashikon procedurën administrative për shqyrtimin e kërkesave drejtuar kësaj dhome.

Kjo dhomë përbëhet nga:

Znj. Sonila Meka, Kryetare

Znj. Ina Stefa, Anëtar

Z. Marsid Sedja, Anëtar