ROVENA BEQIRAJ

Zj. Rovena Beqiraj, pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Bolognes, Fakulteti Juridik, ka përfunduar Masterin Shkencor në Drejtë Publike Kushtetuese pranë Universitetit Evropian të Tiranës duke mbrojtur temën me titull: “Decentralizimi i pushtetit vendor”.

Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar në Administratën Publike, e cila përfshin qeverisjen lokale/vendore dhe atë qëndrore, legjislacionin dhe aktet administrative, ligjore dhe nenligjore.

Zj. Beqiraj ka drejtuar për 6 vite Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat dhe ka dhënë një kontribut të madh në orientimin e politikave dhe praktikave në fushën e Partneritetit Publik Privat duke qënë mbeshtetëse në lehtesimin e procedurave per Koncesionet/Partneritetin Publik Privat. Ajo ka kryer një serë trajnimesh mbi Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombetare dhe ndërkombetare në këtë fushë.

Që prej fundit të vitit 2021, mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.