
Takim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale sëbashku me Drejtorinë e së Drejtës së Autorit, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis DPPI-së dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilluan sot një takim të përbashkët për të diskutuar çështje që lidhen me ndërgjegjësimin dhe regjistrimin e objekteve të pronësisë intlektuale.
Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e strategjive stimuluese, veçanërisht në lidhje me rritjen e numrit të aplikimeve për patenta për shpikje, si një shtysë drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Me interes në këtë takim ishte informimi konkret mbi mbrojtjen e shpikjeve nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, procedurat e regjistrimit për mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të shpikjeve, si dhe mbrojten e të drejtave të autorit mbi punën kërkimore, shkencore dhe letrare të tyre.
Ky aktivitet u prit me entuziazëm nga përfaqësia akademike, të cilët morën pjesë aktivisht në diksutimet e hapura dhe shprehën interesin për vazhdimësinë e takimeve të këtij lloji në të ardhmen.




