ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E WIPOs 21-25 SHTATOR 2020

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme që po zhvillohen nga data 21- 25 shtator midis vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, u zhvillua mbledhja online midis Vendeve të Ballkanit Perëndimor (shtete jo anëtare, në cilësinë e vëzhguesit) dhe Zyrës së Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale (EUIPO).

Fokusi i takimit ishin zhvillimet institucionale, pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID 19 dhe bashkëpunimi aktual dhe në të ardhmen me këtë organizatë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale Znj. Ledina Beqiraj vuri në dukje në fjalën e saj, zhvillimet aktuale, arritjet dhe sfidat e institucionit që ajo drejton, përgjatë vitit 2020.

Gjithashtu, shprehu falenderimet për EUIPO, për asistencën teknike të ofruar deri më sot si dhe forcimin e bashkëpunimit në të ardhme.