Mbledhja u hap me fjalën e Zëvëndësministrit për Financat dhe Ekonominë, z. Besart Kadia në cilësinë e kryetarit të grupit ndër -institucional dhe u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm I Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj e cila falenderoi të gjithë anëtarët, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre institucional për vite me radhë dhe do të vijonë me bashkëpunimin edhe për këtë 4 vjeçar.
Pjesë e panelit ishin gjithashtu znj. Borana Ajazi, Drejtor pranë Drejtorisë së të Drejtave të Autorit dhe të drejtave të tjera lidhur me to, z. Lavdrim Sahitaj, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyres së Tregut dhe znj. Sonila Meka, Përgjegjës i Sektorit të Koordinimit, Analizës dhe Raportimeve, në cilësinë e personit përgjegjës për koordinimin e të gjithë këtij procesi, bëri një prezantim të të gjithë draftit të hartuar të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2021-2025.
Në këtë proces shumë të rëndësishëm, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, luan rolin e Sekretariatit Teknik.
Draft Strategjia e hartuar do tē kalojë fazën e konsultimit publik, sipas parashikimeve ligjore për të kaluar më tej për miratim me Vendim të Këshillit të Ministrave.