Znj. Ledina Beqiraj, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale vijuan sot takimet me biznesin në qytetin e Pogradecit, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese që DPPI ka ndërmarrë lidhur me regjistrimin e objekteve të PI, detyrim që buron nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Industriale 2016-2020.

Të një rëndësie të veçantë janë takimet që u zhvilluan me kryetarin e Dhomës së Tregtisë të qytetit të Pogradecit, z. Nexhmi Tora dhe përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Turi vijoi me takime në Kantinën e Verës Blacëri, Kompaninë Prodhim qumështi Vita 2001.

Ndalesa pati dhe në biznese të tjera vendase të këtij qyteti.

Drejtoresha e Përgjithshme znj. Beqiraj në këto takime shpjegoi rëndësinë që ka kjo fushë për të gjitha bizneset shqiptare dhe përfitimet që i vijnë subjekteve nga regjistrimi dhe promovimi i këtyre të drejtave ne vendin tonë.