Mbledhja e Strategjise

Në mbledhjen e fundit të Grupit Ndërinstitucional të Punës për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2016-2020, drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj, u diskutua mbi objektivat e realizuara, por dhe aktivitete të parealizuara për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, duke penguar rrjedhën normale të veprimtarisë së institucioneve. Megjithatë vlen të theksohet se ka qënë një vit i qëndrueshëm pavarësisht situatës që ka përfshirë mbarë globin.

Në fjalën e saj, znj Beqiraj falenderoi të gjithë anëtarët e Grupit të Punës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre institucional për 4 vite me radhë. Kjo strategji ka qenë një dokument i rëndësishëm ku DPPI në cilësinë e sekretariatit teknik ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe mjaft aktiv në të gjithë këtë proces.

DPPI me mbështetjen e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale është duke hartuar strategjinë e re kombëtare në fushën e pronësisë intelektuale 2021-2025 ku jemi në fazën që janë zhvilluar të gjitha intervistat online me të gjitha institucionet publike dhe pritet të dalë drafti i parë me rekomandimet e WIPO.