Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale znj.Rovena Beqiraj është ftuar të marrë pjesë nē Mbledhjen Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Markave (INTA), e cila po zhvillohet nga data 30 prill deri me 4 maj 2022 në Washington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shqipëria merr pjesë çdo vit në këtë mbledhje të rëndësishme, ku marrin pjesë dhe krerët më të lartë të oganizatave ndërkombëtare. Ky është takimi i 144 – të i INTAs.

Marrin pjesë profesionistët dhe industritë më me ndikim të markave nga e gjithë bota në mbledhjen më të madhe të këtij lloji!

Gjatë qëndrimit në këtë mbledhje të përmasave të jashtëzakonshme, znj Beqiraj zhvilloi takim me përfaqësues të lartē të Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësi Intelektuale (EUIPO) konkretisht: z. Sandris Laganovskis, Drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit dhe atij Institucional si dhe z. Ignacio De Medrano, Shef i Shërbimit dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku qëllimi i takimit ishte mbi projektet e deritanishme të përfunduara midis DPPI dhe EUIPO, por dhe propozimet konkrete të bashkëpunimit midis dy institucioneve tona për vitin në vijim.

Gjithashtu, znj. Beqiraj pati mundësinë të takonte dhe delegacionin e Maqedonisë së Veriut kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm.z. Ibush Isufi për të folur për bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy zyrave homolge.

Dilni me perspektiva të reja, ide të reja dhe një lidhje të rinovuar me komunitetin e markës tregtare dhe përqafoni mundësi të panumërta për të krijuar kujtime të qëndrueshme me kolegë dhe miq nga e gjithë bota – ky ishte mesazhi i këtij viti.

Ngjarje të tilla janë shumë të rëndësishme për të marrē pjesë dhe për të përfituar nga eksperienca e vendeve të zhvilluara në këtë fushē. INTA do të vijojë punimet deri më 4 Maj 2022.