Synimi i këtij ligji është të ofrojë mbrojtje për Sekretin Tregtar, të plotësojë rregullimin ligjor të munguar për Sistemin e Administrimit të Pronësisë Industriale, si dhe do shërbejë si instrument rregullator në kuadër të mangësive ligjore të evidentuara në terren nga trupat inspektuese dhe përshtatjen me dinamikën e tregut të brendshëm.

Ndryshimet ligjore ishin përmbushje e detyrave të lëna në raportet e Komisionit Evropian, dhe pasqyrim i angazhimeve dhe synimeve të Qeverisë Shqiptare,🇦🇱  të cilat kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së shërbimeve ,rregullime dhe saktësime të problemeve të hasura nga zbatimi i ligjit të mëparshëm në praktikë, si dhe përshtatja me eksperiencat dhe praktikat më të mira të zyrave homologe ndërkombëtare.

Ligjin 96/2021 e gjeni të botuar në Fletoren Zyrtare, si dhe në faqen web www.dppi.gov.al.