Një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë Znj. Rovena Beqiraj zhvilluan një vizitë zyrtare në Entin Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy institucioneve përgjegjëse.
Në takim u pritëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale z. Ibush Jusufi dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët mirëpritën vizitën tonë në Shkup.
Të dy titullarët e institucioneve përgjegjëse diskutuan mbi sfidat dhe situatën aktuale të të drejtave të pronësisë industriale në shtetet respektive si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet zyrave homologe.
Qëllimi i bashkëpunimit është përmbushja e objektivave, të cilat përfshijnë shkëmbimin e ndërsjelltë të eksperiencës, informacionit dhe publikimeve në fushën e PI, politikave strategiike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së objekteve të pronësisë industriale.
Pritet që pala homologe e Maqedonisë së Veriut të vizitojë DPPI dhe të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 prill 2022.