Në kuadër të bashkëpunimit shumë-vjeçar midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) u zhvillua “Workshop-in mbi respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese”.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, znj. Ledina Beqiraj, pasi përshëndeti aktivitetin, theksoi arritjet kryesore te institucionit kryesisht në kuadrin ligjor në fushën e pronësisë industriale.

Në fjalën e saj znj. Beqiraj falenderoi në mënyrë të veçantë, znj. Virag Halgand, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) e cila ka qenë një faktor i rëndësishëm në shumë procese dhe projekte të rëndësishme ku DPPI është përfshirë.

Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës z. Arben Rakipi, duke theksuar rolin e shkollës në trajnimin e vazhdueshëm të magjistratëve të rinj në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale.

Pjesë e panelit isht prof. Mariana Semini -Tutulani, e cila ka hartuar dhe përshtatur “Manualin e parë në gjuhën shqipe, e dedikuar për prokurorë e gjyqtarë, për veprat penale që lidhen me cënimin e të drejtave të pronësisë intelektuale”, manual i përgatitur me mbështetjen e WIPOs.

I ftuar në panel dhe z. Erarbër Madhi, gjyqtar në Gjykatën Administrative i solli eksperiencën e tij në kontekstin e gjyqësorit.

Në fjalën e saj, znj. Semini solli një panoramë të përgjithshme të manualit duke e ilustruar me raste konkrete nga praktika e gjyqësorit.

Manuali është shpërndarë nga përfaqësuesit e DPPI-së, në Gjykatat dhe Prokuroritë e Rretheve, si dhe është promovuar në mediat kryesore si një botim i munguar dhe rëndësinë që ka për institucionet ligjzbatuese.

Workshopi u mbyll me prezantimet e z. Thomas Dillon, WIPO dhe z. Luciano Dafarro, fokusuar te pirateria online dhe direktiva e zbatimit 2004/48.