Klasifikimi Ndërkombëtar për Mallrat dhe Shërbimet (Klasifikimi i Nicës), është krijuar nga “Marrëveshja e Nicës për krijimin e klasifikimit ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve për qëllimin e regjistrimit të markave”, e miratuar në Nicë në vitin 1957. Ky klasifikim përmban një listë prej 34 klasash për mallrat dhe 11 klasash për shërbimet. Republika e Shqipërisë është anëtare e kësaj marrëveshje që prej datës 9 Shtator 2003 dhe në zbatim të Ligjit 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, I ndryshuar, kërkesa për regjistrimin e markës duhet të përmbajë listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve, të grupuara në klasa, në përputhje me këtë klasifikimin.

KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR PËR MALLRAT DHE SHËRBIMET (KLASIFIKIMI I NICËS)

Klasifikimi ndërkombëtar i elementeve figurative të markave (Klasifikimi i Vienës), është krijuar nga “Marrëveshja e Vienës për krijimin e klasifikimit ndërkombëtar të elementeve figurativë të markave”, e miratuar në Vienë në vitin 1973. Republika e Shqipërisë është anëtare e kësaj marrëveshje që prej datës 16 Janar 2019.

KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR I ELEMENTËVE FIGURATIVË TË MARKAVE (KLASIFIKIMI I VIENËS)

Klasifikimi Ndërkombëtar për Disenjot Industriale (Klasifikimi i Locarnos), është krijuar nga “Marrëveshja e Locarnos për krijimin e klasifimit ndërkombëtar për Disenjot Industriale”, e miratuar në Locarno në vitin 1968. Ky klasifikim përmban një listë prej 32 klasash. Republika e Shqipërisë është anëtare e kësaj marrëveshje që prej datës 9 Shtator 2003

KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR PËR DISENJOT INDUSTRIALE (KLASIFIKIMI I LOCARNOS)

Klasifikimi ndërkombëtar i patentave (IPC), është krijuar në vitin 1971 nga “Marrëveshja e Strasburgut”. IPC e klasifikon teknologjinë në 8 grupime të cilat kanë afërsisht 70,000 nëngrupe. Republika e Shqipërisë është anëtare e kësaj marrëveshje që prej datës 24 Korrik 2007.

KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR I PATENTAVE(IPC)