Promovimi i produkteve “Made in Albania”
U mbajt eventi për produket “Made in Albania” i organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nën sloganin “Mbro të drejtat e pronësisë industriale përmes regjistrimit në DPPI”.
U theksua rëndësia e promovimit të shërbimeve të DPPI, të cilat që nga data 15 korrik kanë filluar të ofrohen online për të gjithë të interesuarit. Për DPPI është shumë e rëndësishme që aplikimi të jetë sa më i thjeshtë, elementar dhe lehtësisht i aksesueshëm për qytetarët në mënyrë të intersuarit të mos humbin kohë në sportelet dhe radhët e gjata.
Dy biznese dhe marka të regjistruara pranë DPPI, Tradita Popullore – Edlira dhe ONUS & VIP TIE 3D ndanë me të ftuarit eksperiencën e tyre në tregun shqiptar, dhe rëndësinë që ka regjsitrimi i të drejtave të pronësisë industriale.











TAKIM PUNE NË KUADËR TË HARTIMIT TË STRATEGJISË SË RE KOMBËTARE NË FUSHËN E PRONËSISË INTELEKTUALE 2021-2025
Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj, mori pjesē në takim online me përfaqësues të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) si dhe ekspertë ndërkombëtare e vendas, ku diskutoi mbi ecurinë e hapave të deritanishëm për hartimin e strategjisë së re kombëtare 2021-2025, një dokument shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për cakimin e prioriteteve dhe sfidave që i`u lindin institucioneve shqiptare në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në tërësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale koordinon të gjithë procesin me instituticionet e përfshira në këtë proces deri në finalizimin e këtij dokumenti.
Intervista institucionale e zhvilluar kishte në fokus veprimtarinë dhe aktivitetin e DPPI ndër vite, problematikat, prioritetet dhe sfidat në vijim të cilat do të merren në konsideratë në hartimin e dokumentit të ri.

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E WIPOs 21-25 SHTATOR 2020
Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme që po zhvillohen nga data 21- 25 shtator midis vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, u zhvillua mbledhja online midis Vendeve të Ballkanit Perëndimor (shtete jo anëtare, në cilësinë e vëzhguesit) dhe Zyrës së Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale (EUIPO).
Fokusi i takimit ishin zhvillimet institucionale, pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID 19 dhe bashkëpunimi aktual dhe në të ardhmen me këtë organizatë.
Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale Znj. Ledina Beqiraj vuri në dukje në fjalën e saj, zhvillimet aktuale, arritjet dhe sfidat e institucionit që ajo drejton, përgjatë vitit 2020.
Gjithashtu, shprehu falenderimet për EUIPO, për asistencën teknike të ofruar deri më sot si dhe forcimin e bashkëpunimit në të ardhme.

Vizitë pune në Agjencinë për Pronësi Industriale në Kosovë
🇽🇰🇦🇱Delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj.Ledina Beqiraj zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.
✍🏻Z. Nezir Gashi, drejtor i API cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave mes këtyre dy institucioneve është ndihmesë e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të fushës së PI-së në të dyja vendet.
🖌Pas prezantimit që të dyja palët bënë lidhur me aktivitetin e punës institucionale bashkëbisedimi u fokusua në gjetjen e mënyrave dhe modalitetet e forcimit të bashkëpunimit që do të vijojnë mes zyrave.
🤝Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kryesisht në promovimin e pronësisë industriale si dhe forcimin e sistemeve kombëtare të PI.
🔴Komiteti i Monitorimit i ngritur nga përfaqësues të dy institucioneve, për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, do të ndjekë në vijimësi aktivitetet e parashikuara në këtë fushë.
🇽🇰Pas vlerësimit të nevojave dhe hartimit të planit të veprimit, vizita e radhës do të jetë e palës homologe të Kosovës parashikuar për tu realizuar brenda vitit 2020.








Memorandumi i Bashkëpunimit Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.
Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, Znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, përfaqësuar nga znj. Drita Avdyli, në cilësinë e Kryetares së Dhomës.
Objektivi kryesor i nënshkrimit të këtij dokumenti bashkëpunimi është identifikimi i mekanizmave dhe modaliteteve të tjera të shpërndarjes së informacionit në lidhje me të drejtat e pronësisë industriale, ku në bashkëpunim me ndërmjetësit, në Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve të përçohet informacioni i duhur për subjektet/bizneset dhe/ose përdorues të ndryshëm të pronësisë industriale. Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, intershipe, praktika apo takime për dhënien e njohurive praktike mbi çështjet e pronësisë industriale, shkëmbimi i ndërsjelltë i informacionit midis dy institucionenve do të jenë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.


