Në datat 30 qershor – 1 korrik 2020, Këshilli Administrativ i Organizatës Europiane të Patentave (EPO) diskutoi edhe Marrëveshjen e Punës midis Organizatës Europiane të Patentave (EPO) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare në vit nga shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jo fitimprurëse.

Avantazhi kryesor i marrëveshjes do të jetë reduktimi i tarifës së raportit të kërkimit të hartuar nga ZEP për aplikantët shqiptarë në rastet kur kanë depozituar në DPPI për çdo:

  • – Aplikim Ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,
  • – Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.

Nënshkrimi i marrëveshjes nga të dy titullarët, pritet të bëhet së shpejti pavarësisht pandemisë.