Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) nën varësinë e Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë të Republikës Shqipërisë ka publikuar një praktikë dokumentimi për shqyrtimin e shkaqeve absolute për refuzimin e markave figurative me fjalë / shprehje të përshkruara qartë.

Publikimi i kësaj praktike dokumentimi është rezultat i bashkëpunimit midis DPPI dhe EUIPO (Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian), brenda kuadrit të aktiviteteve të saj të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ajo buron nga puna e DPPI për gjetjen e bazave të përbashkëta me kriteret e renditura nën Komunikatën e Përbashkët mbi Praktikën e Përbashkët të Dallueshmërisë (CP3) – Shenjat figurative që përmbajnë fjalë përshkruese / jo-dalluese.

Praktika e dokumentimit paraqet një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika, të cilat do të zbatohen përgjithësisht nga DPPI dhe zyrat e PI të Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian.

Publikimi i kësaj praktike ka për qëllim të rrisë transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë në dobi të përdoruesve dhe ekzaminuesve të zyrave të ndryshme të Pronësisë Intelektuale. Synon të jetë një referencë për zyrat e Pronësisë Intelektuale, përdoruesit, përfaqësuesit dhe çdo pale tjetër të interesuar. Gjithashtu synon të mbulojë shumicën e rasteve.

Duke patur këtë në konsideratë, u mundësua publikimi në të dy gjuhët Shqip dhe Anglisht — të dy versionet e të cilave mund të gjenden më poshtë. Praktika e dokumentimit është e ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë përmbledh kriteret, ndërsa pjesa e dytë paraqet shpjegimin e plotë të kritereve të ndryshme të aplikueshme në secilin rast.

Praktika e Dokumentimit
ALBANIAN (SHQIP) ENGLISH (ANGLISHT)
 

Karakteri Dallues –

Markat figurë që përmbajnë fjalë që janë përshkruese/pa karakter dallues

CP3_AL_Albania_PP

 

Distinctiveness –

Figurative Marks Containing Descriptive/Non-distinctive Words

CP3_EN_Albania_PP

 

https://euipo.europa.eu/ohimportal/en/news/-/action/view/8765814