🇦🇱 Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj.Ledina Beqiraj dhe Shoqërisë “Vigan Group shpk” përfaqësuar nga Znj. Arjodita  Rraboshta, ku në fokus është bashkëpunimi mes palëve për rritjen e ndërgjegjësimit të biznesit, për të drejtat që ata gëzojnë në lidhje me objektet e pronësisë industriale.

‼️ Qellimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta si: info-days, seminare, tryeza të rrumbullakta,trajnime të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e start up-eve për rëndësinë e pronësisë industriale si dhe përgatitjen e materialeve promovuese , fletë-palosjeve , broshurave të cilat do të vendosen në stenda pranë mjediseve të Vigan Group shpk.

#MoU
#DPPI