Qëllimi I kësaj marrëveshje të nënshkruar mes Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI znj. Ledina Beqiraj dhe Drejtores së ISE, znj. Aljula Jubani, është promovimi i pronësisë industriale nëpërmjet Informimit dhe sensibilizimit të studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësve dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore shkencore, lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, si dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vënien në dispozicion të informacioneve periodike mbi arritjet e mëparshme dhe ato aktuale në fusha të ndryshme të pronësisë industriale si dhe materiale të tjera të nevojshme mbi të drejtat dhe detyrimet që shpikësit gëzojnë për pronën e tyre industriale. Në vijim të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale do të organizojë konferenca të përbashkëta, leksione të hapura, seminare, sesione trajnimesh (workshops), dhe të ofrojë për studentët, trajnime brenda dhe jashtë vendit, internshipe, pranë ambienteve të DPPI ose Universitetit të Tiranës