Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2016-2020, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale pas hartimit dhe miratimit të kalendarit të aktiviteteve promovuese nëpër qytete të ndryshme pranë biznesit ka vijuar turin e takimeve informuese mbi përfitimet që sjell regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale, pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Takimet janë zhvilluar në disa prej qyteteve të ndryshme të Shqipërisë si dhe në biznese e kompanitë të ndryshme prodhimi, konkretisht, Lezhë, Berat  Skrapar, Tropojë, Sarandë, Himarë, Vlorë etj për t`u shtrirë gjeografikisht në të gjitha qytetet e vendit.

Turet e vazhdueshme me bizneset kanë funksion informues dhe promovues lidhur mbi përfitimet ekonomike dhe juridike që sjell regjistrimi i markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, treguesve gjeografik si dhe shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.

Duhet theksuar fakti se tashmë kemi një realitet tjetër kur flasim për rëndësinë e të drejtave të pronësisë industriale, biznese të informuar dhe të gatshëm për të mbrojtur aseset e kompanisë, siç është prona intelektuale.