🇽🇰🇦🇱Delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj.Ledina Beqiraj zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.
✍🏻Z. Nezir Gashi, drejtor i API cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave mes këtyre dy institucioneve është ndihmesë e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të fushës së PI-së në të dyja vendet.
🖌Pas prezantimit që të dyja palët bënë lidhur me aktivitetin e punës institucionale bashkëbisedimi u fokusua në gjetjen e mënyrave dhe modalitetet e forcimit të bashkëpunimit që do të vijojnë mes zyrave.
🤝Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kryesisht në promovimin e pronësisë industriale si dhe forcimin e sistemeve kombëtare të PI.
🔴Komiteti i Monitorimit i ngritur nga përfaqësues të dy institucioneve, për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, do të ndjekë në vijimësi aktivitetet e parashikuara në këtë fushë.
🇽🇰Pas vlerësimit të nevojave dhe hartimit të planit të veprimit, vizita e radhës do të jetë e palës homologe të Kosovës parashikuar për tu realizuar brenda vitit 2020.