Informacion rreth Disenjos Industriale

  • Çfarë është një Disenjo Industriale?

Disenjo është aspekti estetik apo ornamental i një prodhimi.
Termi “disenjo” përdoret për të përcaktuar karakteristikat tredimensionale (të formave dhe sipërfaqeve) si dhe  të atyre dydimesionale (vizatimeve, vijave apo ngjyrave) të aplikuara në produket industriale, të cilat i japin produktit një paraqitje tërheqëse për konsumatorin.

  • Tipet e Disenjove Industriale

Disenjo Tredimensionale është:
Nje krijim tredimesional (formë) qe i jep produktit ne paraqitje te vecante, por qe nuk i vesh produktit ndonje efekt teknik

Disenjo Dydimesianale është:
Nje krijim dydimensional , vizatime, vija apo ngjyra që u shtohen produkteve per t’i dhënë atyre një paraqitje të veçantë, por që nuk u jep efekt teknik.
Disenjot aplikohen në një numër të madh produktesh nga sektorë të ndryshëm të industrisë dhe tregtise, duke filluar nga instrumentet komplekse me një përdorim të veçantë dhe ekskluziv (si makineri, automjete, vegla, motorë, kompjuter, struktura arkitektonike, etj.) deri tek artikujt e thjeshtë apo të përditshëm (si veshje, argjendari, pajisje elektrike, lodra dhe mobilje).
Legjislacioni kombëtar për disenjot industriale mbron këta produkte në bazë te karakteristikave të tyre estetike, duke përjashtuar nga mbrojtja çdo karakteristikë teknike apo funksionale të produkteve,  për të cilat aplikohet.

  • Çfarë vlere ka nje disenjo për një kompani, individ apo vetë krijuesin e saj?

Disenjo industriale është si një karakteristikë marketingu; Arsyeja për përfshirjen e disenjos në një produkt të veçantë, është tërheqja e vëmendjes së konsumatorit në produktin i cili është hedhur në treg për shitje.

Sa më i madh që të jetë suksesi që arrin disenjo në treg, aq më e madhe do të jetë vlera ekonomike për kompaninë.

Disenjo industriale është një e drejtë ekskluzive (disenjot e regjistruara ofrojnë mbrojtje më të madhe dhe me më shumë avantazhe se disenjot e paregjistruara) si me të gjithë të drejtat e pronësisë industriale edhe disenjo mund të jepet, licencohet, hipotekohet apo transferohet.
Disenjo si një element që rrit avantazhin konkurrues të një kompanie. Kur dobia praktike e një produkti të zakonshëm nuk është thelbësisht e dallueshme nga ajo e një produkti tjetër që përmbush të njejtin funksion (siç ndodh në shumicën e rasteve), konsumatori do të bazojë zgjedhjen e tij në disenjon e produktit. Kjo do të thotë që konsumatori do të vendose të blejë produktin më tërheqës, më origjinal, më joshës, atë me disenjon më të mirë.

  • Pse rekomandohet mbrojtja e disenjos industriale?

Rëndësia e mbrojtjes së disenjos industriale, mbështetet në faktin se kjo disenjo rrit vlerën komerciale të produktit për të cilin është aplikuar.
Duke patur parasysh këtë fakt, ligjislacioni i disenjos industriale ofron mbrojtje ligjore të disenjatorëve kundrejt kompjimeve. Në të vërtetë, nëpërmjet aplikimit dhe regjistrimit pranë një zyre kompetente, mbajtësi i disenjos, fiton një të drejtë ekskluzive mbi krijimin.
Regjistrimi i një disenjoje industriale, siguron baza të sigurta për mbajtësin, me mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave te tij.

  • Si mbrohet ligjërisht një disenjo industriale?

Mënyrat e mbrojtjes:

–  Si Pronësi Industriale

Një disenjo industriale që të mbrohet si disenjo duhet të jetë e re, me fjalë të tjera të sigurojë që foma e produktit nuk është ende e njohur përpara se të jetë kërkuar mbrojtja. Varësisht kërkesave specifike të legjislacionit në fjalë, disenjo duhet te jetë origjinale, ose të ketë karakteristika individuale, apo të aplikohet për një produkt që permbush një funksion përdorimi.

    • Si Pronësi Intelektuale
      Disa disenjo konceptohen dhe konsiderohen si vepra arti dhe kështu në disa raste, ato janë automatikisht të mbrojtura nga ligji për të drejtën e autorit. Pavarësisht nëse disenjo gëzon mbrojtjen e pronësise intelektuale, ajo është gjithashtu e përshtatshme që të aplikohet për regjistrim, si disenjo industriale (këtu merret parasysh fakti se jo të gjitha sistemet ligjore lejojnë një bashkëkzistencë të këtyre dy formave të mbrojtjes), pasi mbrojtja dhe mekanizmat e mbrojtjes të njohura nga ligjet e pronësisë industriale, janë më efektive.

 

  • Mbrojtja nga konkurrenca e pandershme
    Disenjo industriale është e mbrojtur gjithashtu edhe nga ligji i konkurrencës.
    Në të njëjtën mënyrë, mbajtësi i disenjos, mund të kërkojë marrjen e vendimeve gjyqësore, me qëllim ndërprerjen apo parandalimin e vazhdimit të çdo dëmtimi nga shkelja e të drejtave të tij dhe të garantojë zbatim efektiv dhe real të vendimeve në të ardhmen.

 

Procedurat e regjistrimit të disenjos industriale

  • Procedurat për regjistrimin e disenjove industriale

Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale, ekzaminon aplikimin në përputhje me kërkësat e ligjit 9947 dt. 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” në lidhje me rregullshmërine e aplikimit të pranuar.

Disenjo industriale, nënkupton karakteristikat e formës së jashtme të një produkti, në përgjithësi, aspekti ornamental ose estetik i një produkti, si një i tërë ose i pjesëve të tij, që i jep atij një pamje të veçantë dhe që nuk përjashtohet nga mbrojtja.

1.1 Data e depozitimit të një aplikimi

Data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një disenjoje vlerësohet data kur DPPI-ja merr në dorëzim kërkesën. Dy ose më shumë disenjo mund të jenë objekt i të njëjtit aplikim, me kusht që ato t’i përkasin së njëjtës klasë, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar të Locarnos. Aplikim i rregullt kombëtar quhet çdo aplikim, i cili ka plotësuar kërkesat e nevojshme, për të marrë një datë depozitimi.

1.2 Ekzaminimi i formaliteteve

1.DPPI, brenda tre muajve nga data e marrjes së aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, kryen një ekzaminim paraprak të aplikimit, për të parë nëse ai është në përputhje me kërkesat e nenit 119 të këtij ligji dhe, vendos, gjithashtu, datën e depozitimit të aplikimit ose datën e prioritetit, në rast se është pretenduar për prioritet. Nëse nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat e nenit të lartpërmendur, DPPI I kërkon aplikantit t’i plotësojë ato brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk e kryen plotësimin e kërkuar, DPPI-ja e refuzon aplikimin dhe njofton për këtë me shkrim aplikantin.

1.3 Publikimi i aplikimit

Kur aplikimi për regjistrimin e një disenjoje është depozituar në përputhje me kërkesat e këtij ligji, të dhënat për këtë aplikim publikohen në buletinin e DPPI-së.

1.4 Kundërshtimi ndaj një disenjoje industriale

Kundërshtimi ndaj një disenjoje të publikuar, bëhet brenda një periudhe 3-mujore nga data e publikimit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. Të dhënat për mënyrën e depozitimit të kundërshtimit dhe procedura e nevojshme parashikohen në rregulloren e disenjove industriale.

Bordi i apelimit i DPPI-së shqyrton nëse kundërshtimi i depozituar është në përputhje me dispozitat e parashikuara në ligj. Çdo palë ka të drejtë të marrë pjesë në procesin e shqyrtimit të kundërshtimit dhe të paraqesë argumentet e veta, me gojë ose me shkrim, brenda një periudhe kohe të caktuar nga Bordi i Apelimit. Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve të paraqesin materiale dhe dokumente të tjera shtesë. Bordi i apelimit shqyrton kundërshtimin, brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes dhe njofton palët për vendimin e marrë. Vendimi i bordit të apelimit për kundërshtimin mund të apelohet në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të vendimit të bordit.

1.5 Regjistrimi i disenjos industriale

DPPI-ja, brenda tre muajve nga miratimi i datës së depozitimit, ekzaminon nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit. Në përputhje me rezultatet e ekzaminimit, ekzaminuesi vendos nëse do ta regjistrojë apo refuzojë disenjon dhe njofton aplikantin. Kur vendimi është në favor të regjistrimit, aplikantit i kërkohet të paguajë tarifën e regjistrimit, pas periudhës tremujore nga data e publikimit.DPPI-ja refuzon aplikimin për regjistrimin e një disenjoje, nëse nuk përmbushen kërkesat e parashikuara në nenin 115 të ligjit. Nëse aplikanti nuk e paguan tarifën e regjistrimit brenda periudhës së caktuar, DPPI-ja e refuzon aplikimin për regjistrimin e disenjos. Disenjoja e regjistruar publikohet në buletinin e DPPI-së.

1.6 Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e regjistrimit

Regjistrimi i një disenjoje është i vlefshëm për 5 vjet, duke filluar nga data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e saj. Regjistrimi mund të ripërtërihet, kundrejt një pagese të caktuar për një periudhë shtesë prej pesë vjetësh, deri në një periudhë prej 25 vjetësh, nga data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e disenjos.

  • Procedurat kombëtare për aplikim për Disenjo Industriale në Republikën e Shqipërisë

Neni 112

Përkufizimi dhe kushtet e mbrojtjes
1. Për qëllim të këtij ligji:
a) “Disenjo industriale” (në vijim “disenjo”), nënkupton karakteristikat e formës së jashtme të një produkti, në përgjithësi, aspekti ornamental ose estetik i një produkti, si një i tërë ose i pjesëve të tij, që i jep atij një pamje të veçantë dhe që nuk përjashtohet nga mbrojtja, sipas pikës 3 të këtij neni.
b) “Produkt” është çdo artikull, i prodhuar në mënyrë industriale apo artizanale, përfshirë ndër të tjera edhe pjesët, që synohen të bashkohen në një produkt kompleks, paketimin, paraqitjen estetike, simbolet grafike dhe printimet tipografike, por duke përjashtuar programet kompjuterike.
c) “Produkt kompleks” është një produkt, i cili është i përbërë nga komponentë të shumëfishtë, që mund të zëvendësohen, duke lejuar shpërbërjen dhe riformimin e produktit.
ç) Disenjot industriale mund të jenë dydimensionale, tridimensionale ose kombinimi i tyre.

Disenjot industriale, mbrohen nëpërmjet regjistrimit në rrugë kombëtare dhe ndërkombëtare. Rruga ndërkombëtare, bëhet e mundur nëpërmjet Aktit të Hagës dhe Aktit të Gjenevës.

 

Fatur Arketimi

Regjistri i Përfaqësuesve të Autorizuar