Informacion rreth patentës
1Patentat e shpikjeve
Bazuar në legjislacionin kombëtar “Për patentat” ju informojmë si vijon:
Patenta ështe një e drejtë ekskluzive e dhënë për një shpikje, e cila mund të jetë një produkt ose një proces, i cili sjell një mënyrë të re të krijimit të diçkaje, ose ofron një zgjidhje teknike të re të problemit.
Patentat lëshohen për shpikje të cilat janë të reja, përmbajnë hap shpikës dmth duke pasur parasysh arritjen e mëparshme, shpikja nuk ka qenë e kapshme nga një person i kualifikuar në fushën e arritjes, ku përfshihet ajo, gjithashtu, shpikja duhet të jetë e zbatueshme në industri, përshirë edhe bujqësinë.
Patenta nuk mund të lëshohet për shpikje të cilat, përdorimi tregtar i të cilave bie në kundërshtim me rendin publik, moralin ose shëndetin publik dhe jetën e njerëzve.
Patenta i siguron mbrojtje pronarit të patentës për një shpikje.
Mbrojtja jepet për një periudhë të kufizuar, në përgjithësi për 20 vjet nga data e depozitimit të aplikimit për patentë. Ky afat mund të shtyhet deri ne 5 vjet të tjera për patentat farmaceutike dhe produktet e mbrojtura bimore.
Patenta për aplikimet kombëtare e dhënë nga DPPI do të ketë vlefshmëri ligjore vetëm nëse, brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit, pronari i saj depoziton pranë DPPI-së një raport ekzaminimi, të lëshuar nga një institucion i autorizuar për ekzaminimin thelbësor të shpikjeve, në të kundërt patenta është e pavlefshme.
Modelet e përdorimit (MP)
Një shpikje mund të regjistrohet si MP në rast se ajo është e re dhe e zbatueshme në industri.
Procedura e aplikimit dhe ekzaminimit për dhënien e mbrojtjes si MP është e njëjtë sikurse procedura e mëposhtme për patentimin e shpikjes.
2Çfarë mbrojtje ofron Patenta ?
Mbrojtja e patentës nënkupton atë që shpikja nuk mund të tregtohet, përdoret, ose shitet pa lejen e pronarit të patentes. Këto të drejta për patenta zakonisht ligjërohen në gjykatë, e cila në shumë sisteme gjyqësore, ka autoritet ligjor në ndalimin e përdorimeve të paligjshme të patentave. Gjithsesi gjykata mund ta deklarojë një patentë të pavlefshme në rast se kërkohet në mënyrë të pakontestueshme nga një palë e tretë.
3Çfarë të drejtash ka pronari i një patente ?
Pronari i një patente ka të drejtë të vendosë se cili mund të përdorë ose jo shpikjen e patentuar për periudhën në të cilën shpikja është e mbrojtur. Pronari i patentës mund të japë leje ose liçencë palëve të treta për të përdorur shpikjen kur nënshkruhet një marreveshje ligjore për këtë qëllim. Pronari gjithashtu mund t’ia shesë të drejten e shpikjes dikujt tjetër. Në momentin që patentës i mbaron afati i mbrojtjes, shpikja bëhet publike. Kjo do të thotë se, pronari nuk ka më të drejta mbi shpikjen, e cila mund të shfrytëzohet nga të tjerët.
4Pse janë të nevojshme patentat ?
Shpikjet të cilat nuk janë patentuar mund të kopjohen, të shiten apo të shpërndahen nga çdokush. Kjo nënkupton se pa një patentë shpikësit mund të humbasin të ardhurat të cilat do t’i kishin përftuar nga shpikja e tyre. Nëse shpikjet janë të suksesshme dhe te pa patentuara dhe ka shumë kërkesa për t’i blerë ato, atëherë nuk ka asnjë arsye t’i ndalojë kompanitë e tjera t’i shesin dhe të përfitojnë nga ato. Një konkurencë e tillë mund të uli shitjet dhe për pasojë edhe fitimet të cilat shpikësi mund të kishte nga shpikja e tij. Gjithashtu, pa një patentë nuk mund të lieçnsohet një shpikje tek një investitor, prodhues, apo shpërndarës.
Mund të ndodhë gjithashtu që një shpikës nuk dëshiron të tregojë shpikjen e tij dhe nuk e patenton atë, në te njëjtën kohë një tjetër person mendon për të njëjtën shpikje dhe e patenton atë. Edhe në këtë rast shpikësi i parë nuk do të ketë përfitim monetar nga shpikja e tij.
Patentat nxisin individet duke iu ofruar njohje të krijimtarisë së tyre dhe shpërblim material për shpikjet e tyre. Këto nxitje inkurajojnë novacionin, i cili tregon se cilësia e jetës njerëzore është në rritje të vazhdueshme.
5Çfarë roli kanë patentat në jetën e përditshme ?
Shpikjet e patentuara në fakt kanë të bëjnë me çdo aspekt të jetës njerëzore, që nga drita elektrike (patenta e Edisonit dhe Sëanit) dhe plastika (patente e Baekelandit), tek stilolapsat me majë në formë topthi (patentë e Biro-s) apo mikroproçesorët (patenta të Intel, psh).
Të gjithë pronarët e patentave janë të detyruar, në kembim të një mbrojtjeje patente, të bëjnë publike informacione në lidhje me shpikjet e tyre, në mënyrë që të pasurojnë njohjet teknike në botë.
Kjo rritje e njohjes publike nxit krijimtarinë e mëtejshme dhe novacionin tek te tjerët. Në këtë mënyrë, patentat sigurojnë jo vetëm mbrojtje për pronarin, por edhe një informacion të vlefshëm dhe frymezim për gjeneratat e ardhshme të shpikësve dhe kërkuesve.
6A janë shpikjet e patentuara të mbrojtura në të gjithë botën?
Patentat e lëshuara janë të mbrojtura vetëm në vendin në të cilin janë leshuar. Psh patentat e lëshuara në Shqiperi janë të mbrojtura vetëm në Shqipëri dhe jo në vendet e tjera. Në këtë rast kushdo në vendet e tjera mund të kopjojë, prodhojë të shesë dhe shpërndajë shpikjen tuaj pa qenë nevoja e licencimit. Për të qenë të mbrojtur pronarit të patenteës i duhet të aplikojë në të gjithë vendet në të cilat ka interes mbrojtjeje.
Procesi i patentimit të shpikjes në shumë vende është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë.
Për fat të mirë në 1970 shumë vende vendosën të thjeshtojnë procesin për patentimin dhe mbrojtjen e shpikjeve dhe krijuan PCT (Marreveshjen e bashkëpunimit në fushën e patentave). Në sajë të PCT shpikësit mund të kryejnë vetëm 1 aplikim për patentë ndërkombëtare, e cila është e vlefshme për 120 vende, një nga këto edhe vendi ynë.
Aplikuesit mund të zgjedhin nëse duan të aplikojnë më pas për patentë në të gjithë këto vende apo vetëm për nje pjesë prej tyre.
Patentat e lëshuara janë të mbrojtura vetëm në vendin në të cilin janë leshuar. Psh patentat e lëshuara në Shqiperi janë të mbrojtura vetëm në Shqipëri dhe jo në vendet e tjera. Në këtë rast kushdo në vendet e tjera mund të kopjojë, prodhojë të shesë dhe shpërndajë shpikjen tuaj pa qenë nevoja e licencimit. Për të qenë të mbrojtur pronarit të patenteës i duhet të aplikojë në të gjithë vendet në të cilat ka interes mbrojtjeje.
Procesi i patentimit të shpikjes në shumë vende është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë.
Për fat të mirë në 1970 shumë vende vendosën të thjeshtojnë procesin për patentimin dhe mbrojtjen e shpikjeve dhe krijuan PCT (Marreveshjen e bashkëpunimit në fushën e patentave). Në sajë të PCT shpikësit mund të kryejnë vetëm 1 aplikim për patentë ndërkombëtare, e cila është e vlefshme për 120 vende, një nga këto edhe vendi ynë.
Aplikuesit mund të zgjedhin nëse duan të aplikojnë më pas për patentë në të gjithë këto vende apo vetëm për nje pjesë prej tyre.
7Si mund të aplikojmë për një Patentë pranë DPPI-së?
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ekzaminon aplikimin në përputhje me legjislacionin kombëtar “Për patentat”.
8Paraqitja e aplikimit
Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i ligjit 107/2021 “Për bashkëqeverisjen, “Aplikimi për lëshimin e një patente bëhet vetëm nëpërmjet platformës e-Albania, të cilën mund ta aksesoni edhe nga seksioni e-filing i faqes ëeb te DPPI: dppi.gov.al
Shërbimi i duhur është Aplikim për patentë për shpikje
Në faqen që gjenerohet do të zgjidhni: Aplikim për patentë kombëtare për shpikje.
Formulari i aplikimit që shfaqet kur aksesoni portalin, plotësohet on-line nga aplikanti ose nga përfaqësuesi i tij. Kërkesa për patentë bëhet për një shpikje të vetme ose për një grup shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë sa që formojnë së bashku një koncept shpikës të vetëm e të përgjithshëm.
9Çfarë duhet të përmbajë aplikimi?
Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:
a) formularin
b) një përshkrim të shpikjes;
c) një ose më shumë pretendime;
ç) vizatimet, referuar në përshkrimin ose në pretendimet;
d) një abstrakt (përmbledhja e shpikjes);
dh) dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet;
e) autorizimin e përfaqësimit kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit.
ë) deklaratën e shpikësit ose shpikësve në të cilën të shprehet vullneti për lëshimin e patentës në emrin e aplikantit.
f) dokumentin e pagesës së tarifës së depozitimit.
10Data e depozitimit të një aplikimi
Aplikimet e depozituara ekzaminohen sipas numrit të tyre rendor. DPPI shqyrton brenda një periudhe 3 mujore nga data e paraqitjes së aplikimit.
Data e depozitimit të një aplikimi për regjistrimin e një patente është data kur DPPI-ja merr në dorëzim aplikimin e plotësuar sipas kërkesave të ligjit. Nëse kërkesa nuk është e plotë, aplikanti njoftohet t’i plotësojë ato brenda një periudhe tremujore nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara brënda afatit kërkesa refuzohet të depozitohet.
Autorizimi i perfaqësimit (kur nevojitet) do te niset origjinal ose njësuar tek noteri, me postë brenda një muaji nga data e depozitimit on-line.
Më tej DPPI-ja vijon ekzaminiminn në bazë të kritereve ligjore.
11Publikimi i aplikimit për patentë
DPPI publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo aplikim të depozituar, menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe, dhe paguan tarifën përkatëse, DPPI e publikon atë menjëherë.
Gjithashtu DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo patentë të lëshuar.
12Jetëgjatësia e patentës
Afati i një patente është 20 vjet nga data e depozitimit të kërkesës.
Afati i një modeli përdorimi është 10 vjet nga data e depozitimit të kërkesës.
13Rivendosja e të drejtave
Aplikanti ose pronari i një patente mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për patentë ose të ndonjë aplikimi tjetër, nëpërmjet një kërkesë me shkrim dhe kundrejt tarifës përkatëse.
Pronari i një patente e cila është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit të tarifës së ripërtëritjes brenda afatit të parashikuar nga Ligji, mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës mbi patentën në çdo kohë, duke depozituar pranë DPPI dokumentat e përmenduara në rregulloren përkatëse.
Në rast se DPPI e pranon kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin ose pronarin e patentës për rivendosjen e të drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë të metat dhe e publikon atë. Refuzimi i lëshuar nga DPPI shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën në përputhje me Ligjin.
14Apelimet pranë Bordit të Apelit
Brenda një periudhe tre mujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit, aplikanti ka të drejtë të apelojë vendimin e DPPI. Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e parashikuara, bordi i apelit e shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin e bordit të apelit, brenda 45 ditëve nga marrja njoftim për vendimin e bordit të apelit.
Gjatë shqyrtimit, bordi i apelit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
Në rast se vendimi i bordit të apelit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPI refuzon aplikimin ose lëshon patentën në përputhje me vendimin e gjykatës.
Kundërshtimi ndaj dhënies së një patente, mund të paraqitet pranë DPPI brenda një periudhe nëntë mujore nga data e publikimit të dhënies së patentës.
Bordi i apelit në DPPI e shqyrton kundërshtimin për dhënien e një patente, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij. Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat bordi i apelit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim kundërshtuesin, në të kundërt, bordi i apelit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë të metat brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
Kur bordi i apelit pranon për shqyrtim kundërshtimin, njofton me shkrim pronarin e patentës kundër së cilës është depozituar kundërshtimi dhe i dërgon atij një kopje të kundërshtimit dhe të dokumentave të tjera bashkangjitur atij. Pronari i patentës ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të tij.
Gjatë shqyrtimit, bordi i apelit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
Bordi i apelit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim palët. Vendimi i bordit të apelit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
DPPI reflekton vendimin e gjykatës në regjistrin e patentave, si dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale, nëse është vendosur shfuqizimi i patentës.
15Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e patentës.
Ripërtëritja e patentës duhet të depozitohet pranë DPPI vetëm nëpërmjet platformës “e-Albania”, të cilën mund ta aksesoni edhe nga seksioni e-filing i faqes web te DPPI: dppi.gov.al . Mbajtja në fuqi e patentës dhe modelit të përdorimit
- Mbajtja në fuqi e patentës dhe modelit të përdorimit kushtëzohen nga kryerja e pagesës së tarifës vjetore të ripërtëritjes.
- Tarifa vjetore e ripërtëritjes, paguhet nga çdo individ ose person.
- Tarifa vjetore e ripërtëritjes paguhet për vitin e tretë dhe çdo vit tjetër pasues, duke e filluar llogaritjen nga data e depozitimit të kërkesës.
- Tarifa vjetore e ripërtëritjes për kërkesën fillestare që është për t’u bërë në datën e depozitimit të kërkesës për ndarje të aplikimit për patentë është e pagueshme edhe për kërkesën e ndarë në datën e depozitimit të kërkesës për ndarje.
- Nëse tarifa vjetore e ripërtëritjes nuk paguhet brenda afatit të përcaktuar në pikat 3 ose 4,ajo mund të paguhet brenda gjashtë muajve të tjerë shtesë përkundrejt pagesës së një tarife shtesë, të barabartë me 50% të vlerës së tarifës vjetore përkatëse. Nëse tarifa vjetore nuk paguhet as brenda kësaj periudhe shtesë gjashtëmujore, ajo mund të paguhet brenda një periudhe të dytë shtesë prej dy muajsh në vijim të periudhës së parë shtesë, përkundrejt pagesës së një tarife shtesë, të barabartë me 100% të vlerës së tarifës vjetore përkatëse.
- DPPI-ja njofton aplikantin, mbajtësin e patentës apo mbajtësin e modelit të përdorimit për mospagesën e tarifës vjetore të ripërtëritjes dhe pasojave që vijnë prej saj, si dhe mundësinë për të kryer pagesën sipas pikës 5.
16Ripërtëritja e certifikatës së mbrojtjes shtesë
- Tarifa vjetore për ripërtëritjen e certifikatës së mbrojtjes shtesë paguhet në DPPI për çdo vit të kohëzgjatjes së saj.
- Tarifa vjetore e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni mbulon periudhën 12-mujore, duke filluar nga data e mbarimit të patentës bazë dhe paguhet për çdo vit më vete.
- Nëse viti i fundit i kohëzgjatjes së certifikatës është më i shkurtër se 12 muaj, tarifa vjetore e ripërtëritjes së këtij viti do të parapaguhet në shumën që është në përpjesëtim me kohëzgjatjen e certifikatës, së bashku me pagesën e shumës totale të tarifës vjetore të vitit të plotë para vitit të fundit.
- Nëse tarifa vjetore nuk paguhet sipas pikave 2 ose 3, ajo mund të paguhet brenda gjashtë muajve të tjerë shtesë përkundrejt pagesës së një tarife shtesë, të barabartë me 50% të vlerës së tarifës vjetore përkatëse. Nëse tarifa vjetore nuk paguhet as brenda kësaj periudhe shtesë gjashtëmujore, ajo mund të paguhet brenda një periudhe të dytë shtesë prej dy muajsh në vijim të periudhës së parë shtesë, përkundrejt pagesës së një tarife shtesë, të barabartë me 100% të vlerës së tarifës vjetore përkatëse.
- Tarifa vjetore e ripërtëritjes, sipas këtij neni, mund të paguhet nga çdo person që plotëson kushtet sipas nenit 16 të ligjit.
- DPPI-ja njofton mbajtësin e certifikatës së mbrojtjes shtesë për mospagesën e tarifës vjetore të ripërtëritjes për pasojat e mospagesës së tarifës dhe për mundësinë që ka ai për të paguar tarifën e ripërtëritjes sipas pikës 4 të këtij neni.
16Mbarimi i patentës dhe modelit të përdorimit për mospagesë të tarifës së ripërtëritjes
- Në rast se aplikanti i patentës, mbajtësi i patentës ose mbajtësi i modelit të përdorimit nuk paguan tarifën vjetore të ripërtëritjes, patenta ose modeli i përdorimit mbaron në datën që pason datën në të cilën mbaron afati i fundit për pagesën e tarifës vjetore të ripërtëritjes, sipas pikave 3 dhe 5 të nenit 89 të ligjit.
- Mbarimi i patentës ose modelit të përdorimit botohet në buletin.
Neni 92 Mbarimi i patentës me dorëheqje
- Mbajtësi i patentës ose modelit të përdorimit mund të heqë dorë pjesërisht ose plotësisht nga patenta ose modeli i përdorimit nëpërmjet depozitimit të një kërkese për këtë qëllim në DPPI.
- Efekti i dorëheqjes fillon nga data e depozitimit në DPPI të kërkesës për dorëheqje.
- Në rast se janë regjistruar të drejta të personave të tretë në regjistrat përkatës, mbajtësi i patentës ose modelit të përdorimit depoziton edhe pëlqimin me shkrim të këtyre personave për dorëheqjen, së bashku me kërkesën për dorëheqje.
- DPPI-ja regjistron dorëheqjen në regjistrin përkatës dhe e boton atë në buletin.
Procedurat e regjistrimit të patentës për shpikje
1Si mund të aplikojmë për një patentë për shpikje pranë DPPI-së?
Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale, ekzaminon aplikimin në përputhje me ligjin nr. 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.
2Paraqitja e aplikimit
Aplikimi për lëshimin e një patente, kryhet nëpërmjet formularit të aplikimit të paraqitur nga DPPI , i cili nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë protokollit të DPPI. Formulari mund t’i dërgohet DPPI edhe me postë ose me faks, nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet që brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPI kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt, kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.
Kërkesa për patentë bëhet për një shpikje të vetme ose për një grup shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë sa që formojnë së bashku një koncept shpikës të vetëm e të përgjithshëm.
3Aplikimi për patentë duhet të përmbajë
a) formularin e aplikimit;
b) një përshkrim të shpikjes;
c) një ose më shumë pretendime;
ç) vizatimet, referuar në përshkrim ose në pretendimet;
d) një abstrakt (përmbledhja e shpikjes);
dh) dokumentin e prioritetit, nëse pretendohet për prioritet;
e) autorizimin e përfaqësimit, kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit.
ë) deklaratën e shpikësit ose shpikësve, në të cilën të shprehet vullneti për lëshimin e patentës në emrin e aplikantit.
f) dokumentin e pagesës së tarifës së depozitimit (origjinal).
4Data e depozitimit të një aplikimi
Aplikimet e depozituara ekzaminohen sipas numrit të tyre rendor. DPPI shqyrton brenda një periudhe 3- mujore, nga data e paraqitjes së aplikimit.
Data e depozitimit të një aplikimi për regjistrimin e një patente, është data kur DPPI-ja merr në dorëzim kërkesën e plotësuar sipas kërkesave të ligjit. Nëse kërkesa nuk është e plotë, aplikanti njoftohet t’i plotësojë ato brenda një periudhe tremujore nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara brenda afatit, kërkesa refuzohet të depozitohet.
5Ekzaminimi i mëtejshëm i kërkesës për patentë
Brenda një periudhe 3- mujore nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit, DPPI vazhdon ekzaminimin e mëtejshëm të aplikimit për patentë.
Nëse gjatë ekzaminimit aplikimi paraqet mangësi , DPPI njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda brenda afatit të caktuar nga data e njoftimit. DPPI ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit depozitimin e dokumenteve shtesë të nevojshme, për ekzaminimin e aplikimit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim si dhe të caktojë afatin për depozitimin e tyre kur e çmon të nevojshme. Nëse aplikanti nuk i plotëson mangësitë brenda afatit të caktuar, DPPI e refuzon aplikimin për patentë dhe njofton aplikantin për refuzimin e saj. Aplikanti mund të kërkojë që afati kohor i caktuar për plotësim dokumentacioni, të zgjatet deri në një muaj shtesë, duke paraqitur një kërkesë me shkrim, bazuar në shkaqe të arsyeshme dhe kundrejt pagesës së tarifave përkatëse.
Në përfundim të ekzaminimit, DPPI merr vendim për lëshimin ose jo të patentës dhe njofton menjëherë aplikantin për vendimin e marrë, si edhe për kryerjen e pagesës së tarifës për lëshimin e patentës.
6Njohja e vlefshmërisë së patentës
Pronari i patentës duhet të depozitojë brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin me anë të të cilit të provojë vlefshmërinë e shpikjes në përputhje me nenin 5, 6, 7, 9 dhe 10 të Ligjit 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.
Dokumenti i mësipërm, duhet të lëshohet nga një autoritet ndërkombëtar, i njohur nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e patentave, për ekzaminimin në substancë të patentave. Ai duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.
DPPI shqyrton dokumentin e depozituar nga pronari i patentës, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Ligjit 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar dhe rregullores së patentave. Në rast se dokumenti plotëson kërkesat e lartpërmendura dhe rezultati i ekzaminimit në substancë të shpikjes që rezulton nga ky dokument është pozitiv, DPPI njeh vlefshmërinë e shpikjes, njofton aplikantin dhe bën shënimin përkatës në regjistrin e patentave.
Në të kundërt , DPPI nuk e merr në konsideratë dokumentin dhe njofton për këtë pronarin e patentës. Nëse rezultati i ekzaminimit në substancë është pozitiv vetëm për një pjesë të pretendimeve, patenta është e vlefshme vetëm për këto pretendime dhe DPPI lëshon njoftimin përkatës duke kryer shënimin në regjistrin e patentave.
DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale, njoftimin për vendimin e marrë në lidhje me patentën.
7Publikimi i aplikimit për patentë
DPPI publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo aplikim të depozituar, menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh, nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe dhe paguan tarifën përkatëse, DPPI e publikon atë menjëherë.
Gjithashtu, DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo patentë të lëshuar.
8Rivendosja e të drejtave
Aplikanti ose pronari i një patente mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për patentë, ose të ndonjë aplikimi tjetër, nëpërmjet një kërkesë me shkrim dhe kundrejt tarifës përkatëse .
Pronari i një patente e cila është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit të tarifës së ripërtëritjes brenda afatit të parashikuar nga Ligji, mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës mbi patentën në çdo kohë, duke depozituar pranë DPPI dokumentet e përmenduara në rregulloren përkatëse.
Në rast se DPPI e pranon kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin, ose pronarin e patentës për rivendosjen e të drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë mangësitë dhe e publikon atë. Refuzimi i lëshuar nga DPPI shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën në përputhje me Ligjin 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.
9Apelimet pranë Bordit të Apelimit
Brenda një periudhe tre mujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit,aplikanti ka të drejtë të apelojë vendimin e DPPI
Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e parashikuara , bordi i apelimit e shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin e bordit të apelimit, brenda 30 ditëve nga marrja njoftim për vendimin e bordit, në përputhje me nenin 28 pika 3 e Ligjit mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.
Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
Në rast se vendimi i bordit të apelimit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPI refuzon aplikimin ose lëshon patentën në përputhje me vendimin e gjykatës.
Kundërshtimi ndaj dhënies së një patente, mund të paraqitet pranë DPPI brenda një periudhe nëntë mujore nga data e publikimit të dhënies së patentës.
Bordi i apelimit të DPPI e shqyrton kundërshtimin për dhënien e një patente, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij. Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat, Bordi i Apelimit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim kundërshtuesin, në të kundërt, Bordi i Apelimit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë mangësitë, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
Kur Bordi i Apelimit pranon për shqyrtim kundërshtimin, njofton me shkrim pronarin e patentës kundër së cilës është depozituar kundërshtimi dhe i dërgon atij një kopje të kundërshtimit dhe të dokumenteve të tjera bashkangjitur atij. Pronari i patentës ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të tij.
Gjatë shqyrtimit, Bordi i Apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumenta të tjera shtesë, brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
Bordi i Apelimit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim palët. Vendimi i bordit të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
DPPI reflekton vendimin e gjykatës në regjistrin e patentave, si dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale, nëse është vendosur shfuqizimi i patentës.
10Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e patentës.
Ripërtëritja e patentës do të fillojë të bëhet nga viti i parë pas dhënies së patentës, për patentat kombëtare, ndërsa për patentat me shtrirje evropiane, duke filluar nga viti pasardhës i tij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente. Kërkesa për ripërtëritjen e patentës e përbërë nga formulari përkatës dhe dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse, duhet të depozitohet pranë DPPI përpara ditës së fundit të muajit që përmban datën e depozitimit, përfshirë edhe këtë ditë. Nëse kërkesa për ripërtëritjen e patentës së bashku me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse nuk depozitohet brenda afatit të larpërmendur, ato mund të depozitohen brenda periudhës 6-mujore pas datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës së një tarife shtesë.
Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, dhe licenca në favor të një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e patentave, DPPI-ja njofton të licencuarin se pagesa nuk është kryer dhe se ai duhet të paguajë tarifën brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë vlefshmërinë e licencës së regjistruar.
Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk është paguar brenda afatit të parashikuar, patenta konsiderohet se ka mbaruar në ditën që tarifa e ripërtëritjes ishte për t’u paguar dhe DPPI njofton aplikuesin ose përfaqësuesin e tij të autorizuar për skadimin e patentës.
Modelet e Përdorimit
Nëpërmjet modelit të përdorimit është e mundur të mbrohet një zgjidhje e re teknike, që të shkojë përtej kuadrit të aftësisë profesionale dhe të aplikohet në industri. Shpikjet, teoritë shkencore, metodat matematikore, adaptimet e jashtme të thjeshta të produkteve ( që kanë qëllim estetik), planet, ligjet dhe metodat e ushtrimit të aktivitetit intelektual, programet e kompjuterit, treguesit e informacionit nuk konsiderohen një zgjidhje teknike. Mbrojtja nuk mund të jepet për zgjidhje teknike që bien ndesh me rendin publik, veçanërisht për parimet morale të njerëzimit, si dhe për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kafshëve dhe njerëzve, varietetet e bimëve dhe kafshëve si dhe riprodhimin biologjik të materialeve dhe proçeset e prodhimit ose aktivitetet e punës.
Modelet e përdorimit regjistrohen në bazë të të ashtuquajturit parim i regjistrimit, ku zyra regjistron modelin respektiv në regjistër pa ekzaminim të kritereve të risisë dhe nivelit krijues, psh nësë duhet mbrojtur apo jo. Kjo është arritja kryesore që i dallon modelet e përdorimit nga sistemi i patentave.
Meqë regjistrimi i një modeli përdorimi në Zyrë, i jep mundësi të rrisë mbrojtjen, efektet e të cilit korrespondojnë plotësisht me atë të patentës, modeli i përdorimit siguron mundësi të kërkojë mbrojtje për një zgjidhje duke qënë të aftë për regjistrim në një rrugë më të shpejtë se ajo e patentës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për objektet që janë në kohë për tu futur në treg, ndërkohë që në rast të një procedure relativisht të gjatë për dhënien e patentës ato do të mbesnin pa mbrojtje.
Pa aprovimin e pronarit të modelit të përdorimit, askush nuk mund të prodhojë, apo të fusë në treg zgjidhjen teknike të mbrojtur .Identik si në rastin e një pronari patente, pronari i një modeli përdorimi autorizohet të përballojë aprovimin për përdorimin e modelit të përdorimit respektiv (liçencë) tek persona të tjerë ose të transferoje modelin e përdorimit në to.
Një aplikim për patentë mund të kthehet, me kërkesë me shkrim të aplikantit, në një aplikim për model përdorimi, për sa kohë që patenta nuk është dhënë nga DPPI.
Trajtimi i modeleve të përdorimit është i njëjtë me trajtimin e patentave.
Në ndryshim nga patenta afati i mbrojtjes së një modeli përdorimi është 10 vjet nga data e depozitimit të aplikimit.
Regjistrimet ndërkombëtare
Aplikimi për një patente ndërkombëtare bëhet nëpërmjet platformës e-Albania të cilën mund ta aksesoni nga seksioni e-filing i faqes ëeb te DPPI: dppi.gov.al Shërbimi i duhur që zgjidhet është: Aplikim ndërkombëtar për patentë për shpikje.
Zbatimi i traktatit të bashkëpunimit për patentë (TBP) “Aplikim ndërkombëtar” është aplikimi për patentë, i depozituar sipas TBP-së.
Kur në këtë ligj përmendet TBP-ja, përfshihen edhe rregulloret e dala në zbatim të saj.
TBP-ja dhe rregulloret e saj kanë fuqi të plotë juridike dhe zbatohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dispozitat e TBP-së dhe të rregulloreve të saj, kur aplikimi ndërkombëtar është objekt i procedimeve në DPPI, zbatohen të plotësuara me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit të tij zbatues. Në rast konflikti, dispozitat e TBP-së kanë përparësi.
Zyra e caktuar dhe zyra e përzgjedhur Aplikimi ndërkombëtar i caktuar për Republikën e Shqipërisë, të cilit i është dhënë një datë ndërkombëtare depozitimi, është i njëjtë me aplikimin e depozituar në DPPI. Për aplikime të tilla, DPPI-ja është zyra e caktuar ose, sipas rastit, zyra e përzgjedhur në kuptim të TBP-së. Data ndërkombëtare e depozitimit është data e depozitimit në çdo lloj procedimi.
Për një aplikim ndërkombëtar, për të cilin Republika e Shqipërisë është e caktuar ose e përzgjedhur dhe aplikanti dëshiron mbrojtje, aplikanti, brenda tridhjetë e një muajve nga data e depozitimit të aplikimit ose kur kërkohet prioritet nga data e prioritetit:
a) paraqet një përkthim në gjuhën shqipe të aplikimit ndërkombëtar; b) paguan tarifën e caktuar të depozitimit.
Nëse nuk plotësohen kriteret e vendosura nga Traktati(TBP), aplikimi mund të vlerësohet i dorëhequr dhe aplikanti njoftohet për këtë.
Çdo aplikim ndërkombëtar, i caktuar për Republikën e Shqipërisë, i cili është publikuar, sipas nenit 21 të TBP-së, fiton të njëjtat të drejta si të ishte një aplikim i publikuar, sipas nenit 26 të këtij ligji. Të drejtat mbi aplikimin për patentë fillojnë nga data, në të cilën publikohen në gjuhën shqipe pretendimet e aplikimit ndërkombëtar. Ky përkthim publikohet brenda tre muajve nga data e paraqitjes së tij nga aplikanti te DPPI-ja, si dhe pasi të jetë paguar tarifa e caktuar e depozitimit.
Aplikimet ndërkombëtare të depozituara në DPPI. DPPI-ja vepron si zyrë pritëse, në kuptim të TBP-së, nëse aplikanti është banues i përhershëm ose shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Çdo aplikim ndërkombëtar varet nga pagesa e tarifës, e cila paguhet brenda një muaji nga data e marrjes së aplikimit ndërkombëtar.
Kur DPPI-ja vepron si zyrë pritëse, sipas TBP-së, aplikimi ndërkombëtar depozitohet në shqip ose anglisht.
DPPI ekzaminon aplikimin ndërkombëtar në përputhje me parashikimet Traktatit të Bashkëpunimit në Fushën e Patentave dhe rregulloreve të dala në zbatim të saj.
Të gjitha tarifat në favor të DPPI-së, janë në VKM nr. 883, datë 13.5.2009 “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale”, të cilin e gjeni në faqen ëeb të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale: https://dppi.gov.al/legjislacioni-kombetar/
Në rast nevoje ose paqartësie, ju mund të kërkoni ndihmën e një prej përfaqësuesve të autorizuar, të certifikuar nga DPPI-ja, që janë profesionistë të lirë, specialistë të fushës, listën e të cilëve e gjeni në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar, në faqen tonë ëeb, në linkun:
http://regjistriperfaqesuesvetepi.dppi.gov.al/index.html