IMG_8117

IP4 Youth & Teachers 

Në datat 13-16 nëntor në mjediset e Hotel Tirana International u zhvillua  Seminari kombëtar “IP Impact Certificate”, një bashkëpunim mes Akademisë WIPO, Zyrës Koreane të Pronësisë Intelektuale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë për mësuesit e institucioneve të arsimit parauniversitar për rrethin e Tiranës. 
 
Ky trajnim përfshinte: 
 
-Katër ditë trajnim dhe seanca interaktive 
-Akses në një kurrikul të përshtatur për arsimin fillor dhe të mesëm 
-Vështrime dhe burime ekskluzive nga Akademia WIPO dhe ekspertët e saj 
-Mundësi bashkëpunimi me 35 mësues  
 
 Çfarë do të arrinin  mësuesit: 
 
 -Njohuri të thella se si të mësoni në mënyrë krijuese për  pronësinë intelektuale 
 -Zhvilloni strategji praktike për të integruar pa probleme edukimin e IP në planet e mësimit 
-Të bëhen pjesë e një komuniteti mbështetës të përkushtuar për avancimin e krijimtarisë në arsim.
 
Në fund të këtij trajnimi të gjithë mesuesit u pajisën me çertifika të lëshuara nga Akademia e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO). 

Read More
PHOTO-2024-12-30-15-21-49

IP4Startups

Është përmbyllur me sukses programi i parë i akselerimit me fokus fuqizimin e sipërmarrjeve përmes mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale i realizuar në Shqipëri, IP4Startups! 

Në një mbrëmje të një rëndësie të veçantë për shkak të pjesëmarrjes, të një niveli të lartë teknik dhe përfaqësuesish të drejtorive të inovacionit dhe startup, u bë edhe çertifikimi i 10 startup-ve fituese që për 2 muaj rresht kaluan në një trajnim intensive për Pronësinë Industriale. 
 
Në fjalët përshëndetëse të znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale Znj. Olga Allemann, Menaxhere e Projektit në Swiss Federal Institute of Intellectual Property dhe Z. Kushtrim Shala, Menaxheri i Projektit të IP4Startups, u theksua rëndësia e programit IP4Startups dhe ekspertëve të cilët dhanë kontributin e tyre të vyer në këtë program. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre të znj. Ledi Imeraj, Drejtor i Agjensisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Z. Arjan Ymeri, drejtor i përgjithshem i Agjencise së Start upeve shkëlqesia e saj znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.

Ky program u zbatua nga Drejtoria e përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbështetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP). 

Read More
Leksion i hapur me Universitetin Politeknik të Tiranës

Leksion i hapur me Universitetin Politeknik të Tiranës

Kënaqësi të ishim në Universitetin Politeknik të Tiranës për të zhvilluar trajnimin me temë “Të njohim rëndësinë e disenjos industriale dhe përfitimet që sjell regjistrimi i saj” me studentë të Departamentit të Tekstilit dhe të Arkitekturës. 

Së bashku me përfaqësues të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut diskutuam mbi konceptet kryesore mbi fushën e pronësisë industriale dhe të drejtën e autorit, cila është rëndësia e regjistrimit të një disenjo industriale përfitimet që sjell ajo, si dhe masat administrative që merren në raste të shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale. 

Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) mbeten në fokusin kryesor të Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale, duke i konsideruar si një nga partnerët tanë kryesorë për ndergjegjësimin e brezave të rinj në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe inkurajimin në punë shkencore. 

Pranë Universitetit të Politeknik të Tiranës, me të cilët kemi nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, është ngritur dhe një Qendër Informacioni në dispozicion të studentëve. 

Theksojmë se bashkëpunimi me këtë institucion arsimor është për tu vlerësuar. Me mbylljen e thirrjes se EPO-s, në kuadër të programit Pan European Seal aplikuan 20 studentë nga ky Universitet. Nderkohë, në Mynih dhe Hagë kemi 4 studentë që u përzgjodhën në vitin 2023  dhe kanë filluar internshipin në shtator 2023 pranë Zyrës Europiane të Patentave. 

Read More
Takim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë2

Takim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale sëbashku me Drejtorinë e së Drejtës së Autorit, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis DPPI-së dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilluan sot një takim të përbashkët për të diskutuar çështje që lidhen me ndërgjegjësimin dhe regjistrimin e objekteve të pronësisë intlektuale. 

Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e strategjive stimuluese, veçanërisht në lidhje me rritjen e numrit të aplikimeve për patenta për shpikje, si një shtysë drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit. 

Me interes në këtë takim ishte informimi konkret mbi mbrojtjen e shpikjeve nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, procedurat e regjistrimit për mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të shpikjeve, si dhe mbrojten e të drejtave të autorit mbi punën kërkimore, shkencore dhe letrare të tyre. 

Ky aktivitet u prit me entuziazëm nga përfaqësia akademike, të cilët morën pjesë aktivisht në diksutimet e hapura dhe shprehën interesin për vazhdimësinë e takimeve të këtij lloji në të ardhmen.

Read More