lajm-raporti-vjetor-1

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale publikoi Raportin Vjetor për vitin 2019.

Raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është një instrument i rëndësishëm transparence dhe llogaridhënie në të cilin ne synojmë të prezantojmë rezultatet dhe punën tonë gjatë harkut kohor të një viti kalendarik.Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka si mision të forcojë mbrojtjen e pronësisë industriale brenda territorit shqiptar nëpërmjet njohjes, regjistrimit, dhe promovimit të këtyre të drejtave, për të garantuar një nivel mbrojtjeje të njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Si rezultat i ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe bizneseve mbi rëndësinë që ka regjistrimi i objekteve të PI-së, për vitin 2019 në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë depozituar:

  • • 1157 aplikime kombëtare;
  • • 2664 aplikime për shtrirje ndërkombëtare për regjistrim marke
  • • 913 aplikime për patenta;
  • • 1 aplikim për modele përdorimi;
  • • 16 kërkesa për regjistrim kombëtar të disenjove industriale;
  • • 1 kërkesë në lidhje me treguesit gjeografikë.

Me kënaqësi shprehem se viti 2019 është finalizuar me rezultate të kënaqshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Shifrat e këtij viti vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit të biznesit vendas mbi rëndësinë që regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale ka, por edhe të kompanive të huaja të cilat kanë treguar interesin e tyre për tregun shqiptar.

Këto rezultate janë një reflektim i punës së të gjithë aktorëve të përfshirë në sistemin e Pronësisë Industriale, të cilët kanë qenë një faktor kyç në finalizimin me sukses të detyrave dhe objektivave që burojnë nga “Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020”.

Drejtori i Përgjithshëm

Ledina BEQIRAJ

Read More
European_Commission_logo

JOB ADVERTISEMENT

The EU financed IPA Twinning project entitled
“Strengthening the Protection and the Enforcement of Intellectual Property Rights’’
AL 17 IPA FI  01 20
is seeking to recruit
ASSISTANT TO RESIDENT TWINNING ADVISOR (RTA ASSISTANT)

BACKGROUND INFORMATION

Contract objectives and expected results

Provision of services as Assistant to the Resident Twinning Advisor (hereinafter “RTA”) under the Twinning Project AL 17 IPA FI  01 20  “Strengthening the Protection and the Enforcement of Intellectual Property Rightswith the objective of supporting the Republic of Albania in aligning the standard of protection and enforcement of Intellectual Property Rights with EU Best Practices in order to effectively conduct accession negotiations and successfully manage overall EU integration and pre-accession assistance.

Beneficiary Country

Albania

Contracting Authority

  • General Directorate for Financing and Contracting of EU, World Bank and Other Donor Funds (CFCU);
  • Delegation of the European Union to Albania (EUD).

SCOPE OF THE WORK

RTA Assistant will provide administrative support and accounting assistance to the Resident Twinning Adviser (RTA) and Twinning Partners during the whole duration of the Twinning Project and, in particular, support the effective delivery of the Twinning Contract mandatory results, ensuring a good flow of communications and coordinating the different Twinning partners; administrative support on a daily basis to the Member State`s experts involved for short-term working missions to the Beneficiary Country within the Project’s framework.

He/she will also provide linguistic assistance (interpretation and translation), in Albanian/English, during the implementation of the Twinning project.

He/she will work under the supervision of and report to the RTA.

Download full content

Read More
dppi-lajm

Takime me biznesin në qytetin e Pogradecit

Znj. Ledina Beqiraj, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale vijuan sot takimet me biznesin në qytetin e Pogradecit, në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese që DPPI ka ndërmarrë lidhur me regjistrimin e objekteve të PI, detyrim që buron nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Industriale 2016-2020.

Të një rëndësie të veçantë janë takimet që u zhvilluan me kryetarin e Dhomës së Tregtisë të qytetit të Pogradecit, z. Nexhmi Tora dhe përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Turi vijoi me takime në Kantinën e Verës Blacëri, Kompaninë Prodhim qumështi Vita 2001.

Ndalesa pati dhe në biznese të tjera vendase të këtij qyteti.

Drejtoresha e Përgjithshme znj. Beqiraj në këto takime shpjegoi rëndësinë që ka kjo fushë për të gjitha bizneset shqiptare dhe përfitimet që i vijnë subjekteve nga regjistrimi dhe promovimi i këtyre të drejtave ne vendin tonë.

Read More
made-in-albania-10

Produktet “Made in Albania”

Promovimi i produkteve “Made in Albania”

 

U mbajt eventi për produket “Made in Albania” i organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nën sloganin “Mbro të drejtat e pronësisë industriale përmes regjistrimit në DPPI”.

U theksua rëndësia e promovimit të shërbimeve të DPPI, të cilat që nga data 15 korrik kanë filluar të ofrohen online për të gjithë të interesuarit. Për DPPI është shumë e rëndësishme që aplikimi të jetë sa më i thjeshtë, elementar dhe lehtësisht i aksesueshëm për qytetarët në mënyrë të intersuarit të mos humbin kohë në sportelet dhe radhët e gjata.

Dy biznese dhe marka të regjistruara pranë DPPI, Tradita Popullore – Edlira dhe ONUS & VIP TIE 3D ndanë me të ftuarit eksperiencën e tyre në tregun shqiptar, dhe rëndësinë që ka regjsitrimi i të drejtave të pronësisë industriale.

Read More
lajme-1

Nënshkruhet Marrëveshja e Punës ndërmjet Zyrës Europiane të Patentave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes për reduktimin e tarifës së raportit të kërkimit me Zyrën Europiane të Patentave.
Shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jo fitimprurëse përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare.

  • Avantazh – aplikantët shqiptarë në depozitimin pranë DPPI-së kanë reduktim të tarifës për çdo:
  • Aplikim Ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,
  • Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.

Read More
8

Vizitë pune në Agjencinë për Pronësi Industriale në Kosovë

Delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj.Ledina Beqiraj zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Z. Nezir Gashi, drejtor i API cilësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave mes këtyre dy institucioneve është ndihmesë e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të fushës së PI-së në të dyja vendet.
Pas prezantimit që të dyja palët bënë lidhur me aktivitetin e punës institucionale bashkëbisedimi u fokusua në gjetjen e mënyrave dhe modalitetet e forcimit të bashkëpunimit që do të vijojnë mes zyrave.
Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kryesisht në promovimin e pronësisë industriale si dhe forcimin e sistemeve kombëtare të PI.
Komiteti i Monitorimit i ngritur nga përfaqësues të dy institucioneve, për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, do të ndjekë në vijimësi aktivitetet e parashikuara në këtë fushë.
Pas vlerësimit të nevojave dhe hartimit të planit të veprimit, vizita e radhës do të jetë e palës homologe të Kosovës parashikuar për tu realizuar brenda vitit 2020.

Read More
Foto-1

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, Znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, përfaqësuar nga znj. Drita Avdyli, në cilësinë e Kryetares së Dhomës.

Objektivi kryesor i nënshkrimit të këtij dokumenti bashkëpunimi është identifikimi i mekanizmave dhe modaliteteve të tjera të shpërndarjes së informacionit në lidhje me të drejtat e pronësisë industriale, ku në bashkëpunim me ndërmjetësit, në Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve të përçohet informacioni i duhur për subjektet/bizneset dhe/ose përdorues të ndryshëm të pronësisë industriale. Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, intershipe, praktika apo takime për dhënien e njohurive praktike mbi çështjet e pronësisë industriale, shkëmbimi i ndërsjelltë i informacionit midis dy institucionenve do të jenë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.

Read More
mb4

DPPI organizon mbledhjen e fundit të Grupit Ndërinstitucional të Punës për monitorimin e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2016-2020.

Mbledhja e Strategjise

Në mbledhjen e fundit të Grupit Ndërinstitucional të Punës për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2016-2020, drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj, u diskutua mbi objektivat e realizuara, por dhe aktivitete të parealizuara për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, duke penguar rrjedhën normale të veprimtarisë së institucioneve. Megjithatë vlen të theksohet se ka qënë një vit i qëndrueshëm pavarësisht situatës që ka përfshirë mbarë globin.

Në fjalën e saj, znj Beqiraj falenderoi të gjithë anëtarët e Grupit të Punës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre institucional për 4 vite me radhë. Kjo strategji ka qenë një dokument i rëndësishëm ku DPPI në cilësinë e sekretariatit teknik ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe mjaft aktiv në të gjithë këtë proces.

DPPI me mbështetjen e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale është duke hartuar strategjinë e re kombëtare në fushën e pronësisë intelektuale 2021-2025 ku jemi në fazën që janë zhvilluar të gjitha intervistat online me të gjitha institucionet publike dhe pritet të dalë drafti i parë me rekomandimet e WIPO.

Read More
ad2

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me ADISA

Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me ADISA-n përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z.Lorin Ymeri.

Qëllimi i këtij dokumenti është përmirësimi i shërbimeve të ofruara në fushën e pronësisë industriale në sportelet e ADISA.

Duke filluar në janar 2021 nis trajnimi i stafit për ofrimin e shërbimeve publike dhe informimin në lidhje me objektet e pronësisë industriale në të gjitha qendrat ADISA.

Për këtë qëllim DPPI do të vendosë në dispozicion të sporteleve të ADISA dhe broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e bizneseve.

Read More
img-dppi-edit-skai-2-scaled

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Pronësisë Industriale të Republikës së Çekisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj, nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Pronësisë Industriale të Republikës së Çekisë, përfaqësuar nga Presidenti i saj, z. Josef Kratochvil.
Duke konsideruar rёndёsınё e pronёsısё ındustrıale pёr zhvıllımın e ekonomısё, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, si dhe duke njohur nevojёn pёr tё promovuar dhe përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të pronësisë industriale, palët ranë dakort për bashkëpunim më të gjerë bilateral ndёrmjet Zyrave.
Të dy zyrat ranë dakort për të krijuar modalitetet e nevojshme pёr tё patur shkëmbim të rregullt të informacionit dhe të praktikave mё tё mira si dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.
Zyra homologe e Republikës së Çekisë, e cila ka festuar 100 vjetorin e krijimit të saj, është një ndër zyrat homologe ku DPPI mund të referohet për të përfituar dhe përvetësuar praktikat më të mira të punës në fushën e pronësisë industriale.

Read More