img-dppi-edit-skai-3-1

Botohet në gjuhën shqipe Udhëzuesi për Vlerësimin e Kushteve dhe Ndikimeve të Treguesve Gjeografikë.

Pronësia Intelektuale (PI) kuptohet si një grup të drejtash që rrjedhin nga një veprimtari artistike, letrare, novatore, industriale apo tregtare. Ky përkufizim u përshtatet në mënyrë të përkryer treguesve gjeografikë (TGJ).

Shumë larg së qenurit fillimet e një veprimtarie prodhuese, janë në fakt rezultati i shumë veprimeve dhe ndërveprimeve ndërmjet njerëzve të ndryshëm, tokës dhe tregut të tyre. Në vitet e fundit kemi qenë një forcë drejtuese e përdorimit të TGJ-ve si mjete për arritjen e objektivave specifikë, përfshirë konkurencën e produkteve agro-ushqimore dhe artizanale, ndërtimin e partneriteteve dhe zhvillimin rural. Thënë ndryshe, kemi promovuar TGJ-të si një mjet i vlefshëm për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Njësoj si markat tregtare, patentat, dizenjot industriale dhe të gjitha mjetet e tjera të PI, TGJ-të nuk përdoren vetëm për mbrojtje por edhe si pjesë e një strategjie për përmbushjen e këtyre objektivave. Për shembull, në Kolumbi tashmë ka më shumë se 20 TGJ të mbrojtur, bujqësorë dhe artizanalë dhe si rezultat përfituesit e tyre – të grupuar në shoqata prodhuesish, federata, kooperativa dhe para-kooperativa – mund të nisin të përdorin në mënyrë strategjike të drejtat që u siguron mbrojtja.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ofrojë një metodë dhe një plan për vlerësimin kolektiv të produktit që do të pozicionohet, në mënyrë që palët e ndryshme të interesuara të arrijnë qëllimet që kanë përcaktuar. Ky udhëzues trajton secilën prej temave që duhet të shqyrtojnë një grup apo shoqatë palësh të interesuara me qëllim që të vlerësojnë saktë dhe të krijojnë një ndikim me TGJ-në e tyre, nga të kuptuarit e aspekteve ligjore të mekanizmit deri në përzgjedhjen e efekteve të dëshiruara sociale dhe ekonomike të TGJ-së dhe metodave për përzgjedhjen e tyre. Shpresojmë që ky udhëzues të përshtatet nga të gjithë palët tona të interesuara të TGJ-ve në mënyrë që ata të rrisin potencialin e tyre të plotë të përfitimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore në rajonet e tyre.​

Read More
img-dppi-edit-skai-1_1

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e pronësisë industriale ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Pronësisë Industriale të Republikës së Finlandës.

Nga pala shqiptare ky memorandum u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj dhe për Zyrën homologe të Republikës së Finlandës nga Presidenti i saj, z. Antti Riivari.

Duke konsideruar rёndёsınё e pronёsısё ındustrıale pёr zhvıllımın e ekonomısё, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, si dhe për të forcuar sistemet kombëtare të pronësisë industriale, palët ranë dakort për bashkëpunim më të gjerë bilateral ndёrmjet Zyrave.
Të dy zyrat ranë dakort për të krijuar modalitetet e nevojshme pёr tё patur shkëmbim të rregullt të informacionit dhe të praktikave mё tё mira si dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.​

Read More
1

Nënshkruhet Marrëveshjen e Bashkëpunimit nē kuadër të projektit të pronësisë intelektuale shqiptaro-zviceran (ALSIP)

Drejtori i Përgjithshëm Znj. Ledina Beqiraj, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit nē kuadër të projektit të pronësisë intelektuale shqiptaro-zviceran (ALSIP), marrëveshje e nënshkruar gjithashtu midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përfaqësuar nga znj. Anila Denaj dhe Ambasadës së Zvicrës përfaqësuar nga ambasadori z. Adrian Maître.
Ky është një projekt bashkëpunimi dhe zhvillimi midis Qeverisë së Zvicrës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i cili do të financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe do të implementohet nga Instituti Federal Zviceran i Pronësisë Intelektuale (IPI). Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej 4 vjetësh (2020-2024).
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në mënyrë të tillë që, sipërmarrësit, krijuesit, studiuesit dhe prodhuesit në Shqipëri të përfitojnë nga mbrojtja efektive e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Projekti ALSIP mbështet Shqipërinë në zbatimin e vizionit të mirë artikuluar në Strategjinë e saj Kombëtare të PI-së përsa i përket një sistemi eficent, në veçanti për të siguruar regjistrim efektiv dhe mbrojtje të objekteve të pronësisë intelektuale. Gjithashtu, do të inkurajojë krijimtarinë dhe inovacionin për të stimuluar rritjen ekonomike dhe zhvillimin kulturor dhe shkencor në vend.

Read More
Bashkepunim-DPPI-SHKGZAP

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj. Ledina Beqiraj dhe Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare përfaqësuar nga presedenti znj. Flutura Xhabija.
Pikërisht me rastin e Festës ndërkombëtare së Gruas, 8 Mars, ramë dakord për nënshkrimin e një dokumenti të tillë, ku në thelb qëndron emancipimi i grave shqiptare nëpërmjet rritjes së autoritetit të tyre në të gjitha profesionet, mjeshtëritë dhe sipërmarrjet si dhe mbështetja, inkurajimi në aktivitetin e tyre ekonomik, profesional e artizanal.
Me energjinë pozitive që sollën gratë sipërmarrëse në institucionin tonë, në lidershipin vizionar dhe tolerant të znj. Xhabija, ramë dakord që DPPI do të jetë pjesë e punës dhe e aktivitetit të kësaj shoqate duke ofruar asistencën e saj tenkike në fushën e pronësisë industriale po dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta.​

Read More
FB_IMG_1618315880038

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Shoqërisë “Vigan Group shpk”

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj.Ledina Beqiraj dhe Shoqërisë “Vigan Group shpk” përfaqësuar nga Znj. Arjodita  Rraboshta, ku në fokus është bashkëpunimi mes palëve për rritjen e ndërgjegjësimit të biznesit, për të drejtat që ata gëzojnë në lidhje me objektet e pronësisë industriale.

‼️ Qellimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta si: info-days, seminare, tryeza të rrumbullakta,trajnime të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e start up-eve për rëndësinë e pronësisë industriale si dhe përgatitjen e materialeve promovuese , fletë-palosjeve , broshurave të cilat do të vendosen në stenda pranë mjediseve të Vigan Group shpk.

#MoU
#DPPI

Read More
FB_IMG_1618331820726

Zhvillohet aktiviteti informues dhe ndërgjegjësues në kuadër të muajit të Pronësisë Intelektuale.

Sebashku me Ministren, znj. Anila Denaj dhe me përfaqësues të bizneseve në qytetin e Sarandës, zhvilluam aktivitetin informues dhe ndërgjegjësues në kuadër të muajit të Pronësisë Intelektuale.

Aktiviteti u fokusua më së shumti te prodhimet  “Made in Albania”, me potencial për zhvillim brenda dhe jashtë vendit.

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

Read More
IPday2021-Theme-E-1920-1

26 Prill 2021 – Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Në 26 Prill të çdo viti Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera të botës, feston Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, për të promovuar rëndësinë e saj në inkurajimin e shpikjeve dhe krijimtarisë së mendjes njerëzore.

Në vitin 2000, shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) caktuan 26 prill (datë, në të cilën Konventa për themelimin e WIPO-s hyri në fuqi në vitin 1970), si Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, me qëllim rritjen e të kuptuarit të përgjithshëm të pronësisë intelektuale.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale ka ofruar një mundësi unike çdo vit për t’u bashkuar me të tjerët rreth globit për të marrë në konsideratë se si pronësia intelektuale kontribuon në nxitjen e inovacionit dhe është një shtyllë shumë e fortë e ekonomisë së një vendi.

Për vitin 2021 Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festojë me sloganin: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi” me qasjen, se një sistem pronësie intelektuale i ekuilibruar dhe i fortë mund të mbështesë biznesin, duke marrë parasysh dhe ndikimin shumë të madh që pandemia globale i dha.

Ky slogan shërben si shtysë për nxitjen dhe fuqizimin e biznesit, (sidomos atij të vogël dhe të mesëm), si dhe mbrojtjen dhe unifikimin e tyre në treg.

Misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual.

Ka një vullnet të shprehur qartë të Qeverisë Shqiptare se respektimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. Kjo fushë është prioritare për Qeverinë Shqiptare për të plotësuar të gjitha kushtet që kërkon BE, në mënyrë që të bëhemi vend anëtar  me të drejta të plota.

Ky është një detyrim politik që rrjedh nga Traktatet e Konventat Ndërkombëtare, i detyrueshëm për Qeverinë Shqiptare në detyrimet që rrjedhin nga MSA, në nenin 73 të saj, dhe i shprehur dhe me hartimin e një dokumenti strategjik që është Strategjia Kombëtare e Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

 

Gëzuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale!

Read More
feature image post

Takimi informues i dedikuar prodhuesve dhe fermerëve të Qarkut Dibër

U mbajt sot në Peshkopi panairi ‘Shije dhe Traditë’, si dhe takimi informues i dedikuar prodhuesve dhe fermerëve të Qarkut Dibër për identifikimin e produkteve me potencial të mundshëm regjistrimi si Tregues Gjeografikë.

Ky aktivitet u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me bashkinë Peshkopi dhe me mbështetje të Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (AlSIP). 
🇦🇱Fermerët dhe prodhuesit e qarkut Dibër u njohën ne mënyrë të detajuar me hapat dhe rëndësinë e regjistrimit të produkteve potenciale bujqësore, blektorale dhe artizanale si Tregues Gjeografikë, një mundësi e shkëlqyer ligjore që nxit kooperimin midis fermerëve dhe prodhuesve, çertifikon, identifikon dhe mbron produktet karakteristike të zonës sonë, si dhe nxit aksesin në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Drejtor i Përgjithshem e DPPI-së, znj. Maria Solis Kapedani, kryetari i Bashkisë Dibër, z. Rahim Spahiu, znj. Dardana Vladi Grabovaj, përfaqësuese e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe znj. Borana Kalemi, menaxhere e projektit në AlSIP, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes fermerëve dhe prodhuesve vendorë për t’u organizuar në shoqata dhe më pas të realizojnë e produkteve potenciale si objekte të pronësisë industriale. 

Të pranishmit në panair dhe takim shprehën qartë nevojën për këtë organizim dhe, në bazë të rasteve të suksesit, vitin 2025 pritet që Dibra të regjistrojë si produkte Tregues Gjeografikë.

Read More