Workshopet për Hartimin e Strategjisë së Qendrës së Trajnimeve Bashkëpunimi me Projektin ALSIP dhe Partnerët e IP

Workshopet për Hartimin e Strategjisë së Qendrës së Trajnimeve: Bashkëpunimi me Projektin ALSIP dhe Partnerët e IP-së

Gjatë datave 6-9 Mars, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, mirëpriti pranë Qendrës së Trajnimeve, ekspertin z. Andreas Kurt, udhëheqesin kryesor në draftimin e Strategjisë për Qendrën e Trajnimeve.
Ky proces u mundësua në bashkëpunim me projektin shqiptaro-zvicerian ALSIP, i cili prej tre vitesh mbështet veprimtarinë e DPPI për ndërgjegjësimi dhe fuqizimin e PI-së në.
Gjatë këtyre datave u organizuan një cikël workshopesh në funksion të përcaktimit të objektivave që strategjia do të përmbajë në terma afatgjatë.
Eventi final i këtij rrugëtimi ishte ai i datës 9 Mars “Breakfast with IP Stockholders”.
Vendosëm së bashku next steps dhe nëpërmjet një workshopi organizuar nga Drejtori i Përgjithshëm si dhe përcaktuam kontributin e secilit nga partnerëve tanë në përmbushjen e objektivave të Strategjisë.
Në përfundim të takimit të gjithë partnerët shprehen vlerësimin për mënyrat inovatore të përdorura në draftimin e Strategjisë, si një dokument shumë i domosdoshëm për ta kthyer Qendrën e Trajnimeve në një qendër akademike të mirëfilltë ku të gjithë të interesuarit të marrin shërbim të specializuar në fushën e pronësisë intelektuale.
DPPI shpreh mirënjohjen për të gjithë grupin e punës për kontributin e vyer në draftimin e kësaj Strategjie.

Read More
Misioni i Ekspertit Andreas Kurt për Hartimin e Strategjisë së Qendrës së Trajnimeve në Kuadër të Projektit ALSIP

Misioni i Ekspertit Andreas Kurt për Hartimin e Strategjisë së Qendrës së Trajnimeve në Kuadër të Projektit ALSIP

Në kuadër të projektit shqiptaro-zvicerian në fushën e pronësisë intelektuale – ALSIP,  patëm kënaqësinë të kishin të pranishëm në vendin tonë në një mision 3 ditor z.Andreas Kurt, ekspert mbi fushën e Pronësise Intelektuale, konsulent për ekosistemin e Inovacionit.
Qëllimi i këtij misioni, kërkuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ( DPPI) ishte hartimi i një strategjie dhe plan promovimi për Qendrën e Trajnimeve, e cila duhet të ofrojë njohuri të specializuara në këtë fushë si dhe identifikimi i ekosistemit të inovacionit në vendin tonë.
Z. Kurt u njoh më nga afër me Qendrën e Trajnimit, stafin dhe logjistikën e nevojshme për hartimin e strategjisë dhe funksionimin e qendrës.
Me të gjithë institucionet tona partnere, pjesë e zinxhirit institucional, patëm mundësinë të diskutonim mbi mënyrat dhe gjetjen e faciliteteve për zhvillimin e mëtejshëm të planit strategjik për Qendrën, për të identifikuar së pari target grupin që do të jetë pjesë e ciklit të trajnimeve.
Ndamë së bashku nevojën e forcimit të bashkëpunimit në kuadër dhe të hartimit të strategjisë afat-gjatë mbi funksionimin e Qendrës së Trajnimeve, ku do të pasohet me një “follow up” gjatë muajit Nëntor.

Read More
Finalizohet Trajnimi i Parë me Çertifikatë mbi Objektet e Pronësisë Industriale në DPPI

Finalizohet Trajnimi i Parë me Çertifikatë mbi Objektet e Pronësisë Industriale në DPPI

Qendra e Trajnimeve pranë DPPI-së ka kënaqësinë t’ju njoftojë se finalizuam të parin trajnim me çertifikatë mbi objektet e PI-së.
 Ky trajnim u realizua në mbështeje të Vendimit nr. 457, datë 3.7.2019 “Për miratimin e proçedurave për pjesëmarrje në Qendrën e Trajnimeve në fushën e PI-së” si dhe në Vendimin nr.327 datë 18.05.2022 “Mbi përcaktimin e tarifave përkatëse për shpërblimin e lektorëve”.
Trajnimi me titull: “Markat tregtare, Disenjot Industriale, Treguesit Gjeografik, rëndësia dhe procedura e regjistrimit” u ofrua në 6 orë në datat 15- 17 2022 Qershor, nga stafi i DPPI-së në bashkëpunim me ekspertin e Zhvillimit Rural, z. Roland Bardhi.
Secila nga ditët mbajti barrën e rëndësisë së një objekti, nisur nga koncepti deri tek mënyra e regjistrimit, përfitimet ekonomike dhe garancia e konkurencës së ndershme në tregun e lirë.
Duke filluar me markën tregtare, disenjon industriale për ta përmbyllur me treguesit gjeografikë falë rasteve të praktikës tonë administrative, të demostrojmë nga afër misionin e drejtorisë dhe impaktin direkt që ajo ka jo vetëm në mbrojtjen e objekteve të PI-së, por mbi të gjitha në promovimin e të gjithë të drejtave që burojnë falë kësaj mbrojtjeje.

Read More
Trajnim mbi Rolin e ISHMT-së në Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Industriale

Trajnim mbi Rolin e ISHMT-së në Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Industriale

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me  Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) zhvilluan pranë Qendrës së Trajnimeve, me përfaqësues të autorizuar trajninim me titull “Roli i ISHMT-së në garantimin e të drejtave që burojnë nga mbrojtja e pronësisë industriale” me fokus:
Monitorimi dhe inspektimi i tregut rreth fushës së PI-së;
Rastet e cënimit të të drejtave të pronësisë industriale;
Masat ndëshkuese në rastet e cënimit.
Drejtori i Përgjithshëm i DPPI,  vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin ndër-institucional me ISHMT në terma afatgjatë,  me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë Industriale duke synuar ofrimin e një konkurence të ndershme në tregun vendas.
DPPI mbetet e angazhuar në misionin e saj publik për t’i shërbyer çdo qytetari, biznesi apo grupi interesi për regjistrimin e çdo objekti të pronësisë industriale.

Read More
Trajnim i Thelluar për Studentët e Universitetit Luarasi në Fushën e Pronësisë Industriale

Trajnim i për Studentët e Universitetit Luarasi në Fushën e Pronësisë Industriale

Qendra e Trajnimeve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale mirëpriti studentët e Universitetit jo- publik, Luarasi në një trajnim më të thelluar rreth fushës së pronësisë industriale.
Përfaqësues të Sektorit të Promovimit,  diskutuan me studentët e këtij universiteti rreth objekteve të pronësisë industriale rëndësisë së regjistrimit, mënyrën e aplikimit si dhe përfitimet ligjore që sjell regjistrimi i këtyre objekteve pranë drejtorisë sonë.
Studentëve i’u vendosën në dispozicion materiale promocionale si dhe module trajnimi ofruar nga Qendra.
Trajnimi u vlerësua nga studentet si një mundësi mjaft e mirë informimi dhe ndërgjegjësimi mbi fushën e Pronësisë Industriale dhe rëndësinë që ka kjo fushë.
Për të gjithë studentët dhe të interesuarit e fushës, Qendra e Trajnimeve pranë DPPI – së ofron informacione dhe trajnime më specifike dhe të thelluara mbi objektet e pronësisë industriale.
Fuqizimi i qendrës mbetet një nga prioritetet të drejtorisë sonë, ku një mbështetje e konsiderueshme do të jepet dhe nga projekti shqiptaro- zvicerian në fushën e pronësisë intelektuale (ALSIP).

Read More
Konsultim 3-ditor me përfaqësuesit e autorizuar mbi modulet e DPPI për trajnime në Pronësinë Industriale

Konsultim 3-ditor me përfaqësuesit e autorizuar mbi modulet e DPPI për trajnime në Pronësinë Industriale

Me përfaqësuesit e autorizuar ( një grup interesi shumë i rëndësishëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale), konsultuam në një cikël 3 ditor,  modulet e përgatitura nga DPPI, që do të përdoren për trajnime specifike të dedikuara në fushën e Pronësisë Industriale pranë Qendrës së Trajnimeve.
Kjo qendër e krijuar me ndryshimet e reja ligjore në vitin 2017 është një strukturë e ngritur brenda institucionit me qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe të thelluara për grupe të ndryshme interesi.
Fuqizimi dhe ngritja e kësaj qendre në standarte bashkohore ndërkombëtare mbetet një nga prioritetet e DPPI-së.
Bashkëpunimi me Përfaqësuesit e Autorizuar forcon dhe njëherë marrëdhënien konstruktive të ndërtuar prej vitesh midis dy palëve.

Read More
Në kuadër të aktiviteteve parashikuar për muajin e pronësisë Intelektuale, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ishte pjesë e trajnimit mbi Treguesit Gjeografikë nga ekspertë të k

Trajnim mbi Treguesit Gjeografikë nga ekspertë të ALSIP për stafin e DPPI

Në kuadër të aktiviteteve parashikuar për muajin e pronësisë Intelektuale, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ishte pjesë e trajnimit mbi Treguesit Gjeografikë nga ekspertë të kontraktuar nga projekti ALSIP.
Eksperti z.Roland Bardhi, shpjegoi në mënyrë më të detajuar mënyrat e regjistrimit, avantazhet, të drejtat ligjore, si dhe mbi zhvillimin ekonomik dhe kulturor që sjell regjistrimi i treguesve gjeografik.
Nuk munguan as ilustrimet me shembuj të marrë nga vendi ynë, rajoni apo më gjerë.
Ky trajnjm u zhvillua pranë Qendrës së Trajnimeve dhe pati mbështetjen e Projektit Shqiptaro – Zvicerian në fushën e Pronësisë Intelektuale ( ALSIP), si një ndër partnerët tanë në rrugëtimin e promovimit të fushës së pronësisë industriale.

Read More