dppi – photo 2 – update

Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër

Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër për Promovimin e të drejtave të Pronësisë Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Bashkia Shkodër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi , e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale në këtë qytet.
Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI, znj. Maria Solis Kapedani, dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci .
Ky bashkëpunim do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si panaire, tryeza të rrumbullakëta dhe sesione informuese , me qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe subjekteve tregtare mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Gjithashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave mes palëve, për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional në këtë fushë .
Ky hap i rëndësishëm do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin lokal, duke krijuar një ambient më të sigurt për bizneset dhe krijuesit në Shkodër

Read More
dppi thumb

Shpallje konkursi, për realizimin e “Logos” për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe revistës ”Inova”

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale shpall konkursin për krijimin e logos së institucionit të saj si dhe revistës ”Inova”, publikim i cili do pasqyrojë punën e institucionit, bashkëpunimet me kombëtarë dhe ndërkombëtarë, evente, kuriozitet nga bota dhe jo vetëm aq.

 Qëllimi i realizimit të Logos është identifikimi i DPPI -së, si institucion dhe revistës si  publikim  si dhe promovimi i tyre në një arenë më të gjërë.

 Kriteret dhe udhëzimet që kërkohen:

  • Logo duhet të jetë unike dhe bashkëkohore;
  • Të përçojë një mesazh të qartë;
  • Të jetë e përdorshme ne materialet e promovimit;
  • Të shfaqë cilësi të lartë për informacionin që transmeton;

Specifikime Teknike të logos:

  • Logoja të jetë me ngjyra;
  • Formatet në të cilat duhet të dorëzohet logo: Eps, Pdf, Jpg, Png”,

Logoja duhet të jetë e aplikueshme edhe në:

  • Dokumente zyrtarë dhe jo vetëm;
  • Materiale të nevojshme për konferenca, Ftesa; programe trajnimi;etj
  • Materialet promovuese `
  • Materiale informuese elektronike ose ne format hard copy;
  • Broshura;
  • Poster;
  • Bill boarde; etj.

Kush mund të aplikojë?

  • Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura;
  • Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Arkitekturë Interieri dhe Dizajn në Fakultetin e

Arkitekturës dhe Urbanistikës;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs

  • Letër/e-mail për shprehje interesi;
  • CV;
  • Kartë identiteti (jpg/pdf);
  • Të paktën 2 logo të realizuar me parë;
  • Të gjithë elementet logos duhet të jenë krijim origjinal;

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të konkursit

Shpallja e Konkursit bëhet më datë 13 Mars 2025.

Data e fundit e aplikimeve është 06 Prill 2025.

Shpallja e fituesit bëhet me njoftim në faqen zyrtare të DPPI si dhe në adresën e email-it të

aplikantit.

Aplikimet për logon do të dorzohen elekronikisht në e-adresën: info@dppi.gov.al si dhe

 sonila.meka@dppi.gov.al

Komisioni i ngritur pranë drejtorisë do të  shqyrtojë dhe do të vlerësojë çdo aplikim të ardhur në adresat e sipërcituara.

Read More