Dhoma për Shqyrtimin e kundërshtimeve është krijuar në bazë të nenit 193, të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë Industriale” i ndryshuar, për shqyrtimin e kërkesave që i drejtohen DPPI-së mbështetur në nenet 143, 151/a, 152, 153, 153/a të ligjit të sipërcituar “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Dhoma për Shqyrtimin e kundërshtimeve ka si objekt të veprimtarisë së saj shqyrtimin e kërkesave për kundërshtim dhe observim. Dhoma për shqyrtimin e kundërshtimeve është një strukturë e ngritur brenda njësisë së ekzaminimit dhe ka në përbërje të saj 3 anëtarë të kësaj njësie, të emëruar nga Drejtori i Përgjithshëm.

Kjo dhomë ka filluar të funksionojë pas hyrjes në fuqi në datën 06.06.2018, të VKM nr. 315, datë 31.5.2018 “Për miratimin e rregullores për markat”, që parashikon procedurën administrative për shqyrtimin e kërkesave drejtuar kësaj dhome.

Kjo dhomë përbëhet nga: