Picture19

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale po zhvillon një trajnimin dyditor me aplikantët e platformës e-Albania, me fokus te njohja, mbrojtja dhe përfitimet që ofron pronësia industriale.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit po marrin njohuri praktike mbi:

  1. rëndësinë dhe rolin e objekteve të pronësisë industriale;
  2. përfitimet që sjell mbrojtja e tyre;
  3. procedurat dhe mënyrat e aplikimit;
  4. mundësitë që krijon pronësia industriale për të mbrojtur dhe fuqizuar një ide, një markë apo një krijim.

Trajnimi udhëhiqet nga Albana Karapanco, eksperte e jashtme e cila po përcjell njohuri dhe përvojë praktike mbi mënyrën se si një ide, një krijim apo një markë mund të mbrohet dhe të shndërrohet në vlerë.

DPPI vijon të investojë në informimin dhe fuqizimin e qytetarëve, duke u dhënë atyre njohuritë praktike për të kuptuar më mirë të drejtat që burojnë nga pronësia industriale dhe mënyrën se si ato mund të shërbejnë si një avantazh për biznesin dhe zhvillimin e ideve të reja.

Read More
Picture1

Përmeti ishte ndalesa e radhës e turit informues të DPPI!

Zhvilluam takime me bizneset prodhuese të qytetit, ku diskutuam mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale, regjistrimit të markave dhe promovimit të produkteve shqiptare.

Përmeti, me traditën dhe produktet e tij të veçanta, ka një potencial të madh për krijimin dhe zhvillimin e markave tregtare.

DPPI pranë biznesit, për më shumë informim, mbrojtje dhe zhvillim!

Read More
Picture1

Takime informuese në Korçë

Korça u bë ndalesa e radhës e turit informues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, ku u zhvilluan takime me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve lokale për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale.

Gjatë bashkëbisedimeve u vu theksi te rëndësia e regjistrimit të markës tregtare si një mjet për mbrojtjen e identitetit të biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në treg.

Interesi dhe angazhimi i përfaqësuesve të bizneseve të informuara dëshmuan për një vëmendje në rritje ndaj mbrojtjes së aseteve të pronësisë industriale.

Read More
Picture1

Takime me bizneset

Në prag të sezonit turistik, zhvilluam takime me subjektet e hoteleri-turizmit në qytetin e Sarandës, për të theksuar rëndësinë e Pronësisë Industriale si një element kyç në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve turistike.

Markat tregtare, identiteti i biznesit dhe produktet autentike janë vlera që meritojnë mbrojtje, sidomos në një qytet turistik me potencial të lartë si Saranda.

Përmes këtyre takimeve, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e bizneseve mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe regjistrimit të të drejtave të pronësisê industriale në

Read More
Picture1

Pronësia Industriale në fokus të të rinjve të shkollës “Sami Frashëri”

DPPI zhvillon trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” mbi Pronësinë Industriale

Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë mbi rëndësinë e Pronësisë Industriale, DPPI zhvilloi një trajnim informues me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”.

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me konceptet kryesore të Pronësisë Industriale, rëndësinë e mbrojtjes së inovacionit dhe krijimeve, si dhe me objektet e saj, duke përfshirë markat tregtare, patentat, dizajnet industriale dhe treguesit gjeografikë.

Trajnimi synoi të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rolin e Pronësisë Industriale në mbështetjen e inovacionit, kreativitetit dhe zhvillimit ekonomik, duke nxitur një kulturë më të hershme të respektimit dhe mbrojtjes së ideve dhe krijimeve.

https://www.facebook.com/reel/981943881243142

Read More
Picture1

Njohuri mbi patentat dhe modelet e përdorimit për nxënësit e “Harry Fultz”

Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industiale zhvilluan një leksion të hapur mbi mbrojtjen e shpikjeve nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit me nxënësit e shkollës Harry Fultz.

Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë këtij takimi ishte njohja me patentat, mënyra e aplikimit në portalin e-albania, procedurat e regjistrimit dhe kërkimi në regjistrat kombëtar dhe ndërkombëtar të patentave.

Ndërgjegjësimi i brezave të rinj mbi rëndësinë e mbrojtjes së krijimtarisë së tyre nëpërmjet objekteve të pronësisë industiale dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të DPPI

https://www.facebook.com/reel/1588362676205335

Read More
Picture1

Të rinjtë në gjimnazin “Ismail Qemali” njihen me rëndësinë e Pronësisë Industriale dhe mbrojtjen e inovacionit

Të rinjtë dhe inovacioni u bënë bashkë në gjimnazin Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku zhvilluam një leksion të hapur mbi rëndësinë e Pronësisë Industriale dhe rolin e saj në mbrojtjen e ideve, markave, inovacionit dhe krijimtarisë së brezit të ri.

Këto orë të hapura mësimore do të vijojnë gjatë muajit maj edhe në gjimnaze të tjera të Tiranës, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin e të rinjve mbi këtë fushë me rëndësi për inovacionin dhe zhvillimin

Kënaqësi e veçantë ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Agjencia për Pronësinë Industriale e Republikës së Kosovës, të cilët u njohën me eksperiencën dhe përvojën e DPPI në organizimin e aktiviteteve të tilla.

Falenderim për stafin pedagogjik dhe nxënësit për mikpritjen dhe atmosferën pozitive gjatë kësaj ore të vlefshme mësimore!

https://www.facebook.com/people/Drejtoria-e-Pergjithshme-e-Pron%C3%ABsis%C3%AB-Industriale/100064419172501

Read More
Picture1

NJOFTIM ZYRTAR

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) 🇦🇱njofton përfaqësuesit e autorizuar, aplikantët dhe subjektet e interesuara se në datat 13 dhe 27 gusht 2026, në intervalin orar 12:00 – 15:00, do të organizojë takime individuale (Open Day) për rastet kur kërkohen sqarime lidhur me shërbimet të cilat DPPI ofron. Për të rezervuar takim, subjektet e interesuara ftohen të paraqesin paraprakisht kërkesën e tyre në adresën elektronike:

E-mail: info@dppi.gov.al 

Në kërkesë duhet të specifikohet shkurtimisht çështja apo problematika për të cilën kërkohet sqarim. Pas shqyrtimit të kërkesës, DPPI do të caktojë një orar takimi sqarues sipas disponueshmërisë gjatë periudhës së sipërpërmendur.

Read More
a70706bc-6fb3-4f41-8b7d-de58b9e6c19c

Thirrje për aplikim

THIRRJE PËR APLIKIME

Young Inventors Prize 2027

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) informon të gjithë studentët, të sapodiplomuarit, inovatorët e rinj, sipërmarrësit dhe të rinjtë me ide inovative për arsye se  Zyra Evropiane e Patentave (European Patent Office – EPO) ka hapur thirrjen për nominime  “Young Inventors Prize 2027”.

Young Inventors Prize vlerëson shpikësit e rinj nga e gjithë bota, të cilët, përmes krijimtarisë dhe inovacionit, zhvillojnë zgjidhje konkrete për adresimin e sfidave globale të qëndrueshmërisë, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN Sustainable Development Goals – SDGs).

Çmimi synon të promovojë dhe mbështesë brezin e ri të inovatorëve, duke i dhënë mundësi të prezantojnë shpikjet e tyre në një platformë ndërkombëtare dhe të fitojnë njohje për kontributin e tyre në zhvillimin e teknologjive dhe zgjidhjeve me ndikim pozitiv për shoqërinë.

Aplikimet janë të hapura për kandidatë nga e gjithë bota dhe nuk është e nevojshme që shpikja të jetë e patentuar.

Afati i fundit për paraqitjen e nominimeve është 30 shtator 2026.

DPPI inkurajon të gjithë të rinjtë shqiptarë me ide dhe shpikje inovative të aplikojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë iniciativë prestigjioze ndërkombëtare.

Për më shumë informacion:

DPPI fton gjithashtu universitetet, institucionet e arsimit të lartë, qendrat e kërkimit, laboratorët e inovacionit, organizatat mbështetëse të sipërmarrjes dhe të gjithë aktorët e ekosistemit të inovacionit ta shpërndajnë këtë thirrje, me qëllim që sa më shumë kandidatë të kualifikuar nga Shqipëria të kenë mundësinë të aplikojnë.

Read More
projekt

EU4IP-WB: mbështetje e BE-së për forcimin e sistemit të pronësisë industriale në Shqipëri

Nis zbatimi i projektit EU4IP-WB: mbështetje e BE-së për forcimin e sistemit të pronësisë industriale në Shqipëri Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) ka nisur zbatimin e projektit EU4IP-WB, "Forcimi i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Ballkanin Perëndimor (WB6) dhe Republikën e Moldavisë", një iniciativë bashkëpunimi ndërkombëtar e bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO). Projekti, që do të zbatohet nga EUIPO në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, mbulon gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor — Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë — si dhe Republikën e Moldavisë. Në Shqipëri, partner kryesor është DPPI. Zbatimi do të zgjasë nga janari 2026 deri në dhjetor 2028, dhe synon të mbështesë vendet partnere në procesin e integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të sistemeve të pronësisë intelektuale. Projekti fokusohet në katër shtylla kryesore: përafrimin e legjislacionit me *acquis*-in e BE-së, forcimin e kapaciteteve institucionale, zbatimin efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi vlerën e pronësisë intelektuale te bizneset dhe të rinjtë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, EU4IP-WB do të kontribuojë edhe në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke lehtësuar tregtinë brenda rajonit dhe me tregun e BE-së. Në kuadër të Planit të Parë të Punës (korrik–dhjetor 2026), për Shqipërinë janë parashikuar disa aktivitete konkrete: - Mbështetje për hartimin dhe zbatimin e akteve nënligjore për dizenjot industriale, në përputhje me acquis-in e BE-së. - Mbështetje për hartimin dhe zbatimin e akteve nënligjore për treguesit gjeografikë(GI), në bashkëpunim të ngushtë me EUIPO-n. - Mbështetje për vlerësimin dhe përditësimin e mjeteve të klasifikimit dhe kërkimit për mallra e shërbime, përfshirë përkthimin e tyre në shqip. Këto aktivitete do të shoqërohen me tryeza konsultimi, seminare pune dhe asistencë teknike të ekspertëve ndërkombëtarë për stafin e DPPI-së dhe aktorët e tjerë të interesuar. Përtej aktiviteteve specifike për Shqipërinë, DPPI do të përfshihet edhe në nisma rajonale, si përafrimi me praktikat e përbashkëta të Rrjetit Evropian të Pronësisë Intelektuale (EUIPN) për regjistrimin dhe ekzaminimin e markave tregtare dhe dizenjove industriale, si dhe në trajnime e shkëmbime eksperience me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Zbatimi i projektit EU4IP-WB përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit shqiptar të pronësisë industriale, duke ofruar siguri juridike më të madhe për bizneset, krijuesit dhe sipërmarrësit, si dhe duke afruar Shqipërinë më pranë standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian.

Read More