“Identifikimi dhe nxitja e markave tregtare, disenjove industriale dhe treguesve gjeografik “Made in Albania” “
Zhvilluam panairin agro-ushqimor dhe artizanal me biznese të zonës së Lezhës, Zadrimës, Fishtës dhe Vau Dejes dedikuar promovimit të produkteve vendase dhe mbështetjen e prodhuesve lokal.
✅ Aktiviteti u zhvillua me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm të Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj.
Të ftuar për të diskutuar në panel ishin përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, znj. Lauresha Grezda, z. Koli Sinjari, Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejeve dhe Drejtori i Agjencisë “ Nxitja e Biznesit Social” , znj. Ulpiana Hysaj.
Artizanët pjesëmarrës përgëzuan iniciativën e ndërmarrë nga DPPI për nxitjen e regjistrimit të objekteve të Pronësisë Industriale dhe vijuan diskutimet lidhur me fuqizimin e biznesit vendas dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve autoktone Shqiptare.
Ky panair u zhvillua pranë ambjenteve të “Mrizi i Zanave Agroturizëm” një biznes lokal i cili ka rezultuar një histori suksesi duke punësuar shumë të rinj dhe të reja të zonës së Fishtës, si dhe duke mbështetur prodhuesit vendas.
#DPPI
#ALSIP
#MinistriaeBujqesisedheZhvillimitRural
#DhomaKombetareeZejeve
#NxitjaeBiznesitSocial
#promovojmebiznesinshqiptar
PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA VI
Në zbatim të Vendimit nr. 395, datë 29.04.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e gjashtë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.
Informacionin rreth Programit, institucionet pjesëmarrëse, numrin e praktikantëve dhe profilet studimore të kërkuara mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Aplikimi”.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:
- Të jenë 21-26 vjeç;
- Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
- Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .
Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.
Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :
a- CV (jetëshkrimin) e aplikantit;
b- Letra e motivimit
Afati për aplikim është nga data 9 Korrik deri më datë 31 Korrik 2021.
Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, në periudhën 16 gusht 2021 – 16 nëntor 2021.
Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj..
Të gjithë praktikantët që e përfundojnë praktikën me sukses pajisen me certifikatë lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Deparamenti i Administratës Publike dhe periudha tre – mujore e praktikës njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në përputhje të plotë me CP3
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) nën varësinë e Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë të Republikës Shqipërisë ka publikuar një praktikë dokumentimi për shqyrtimin e shkaqeve absolute për refuzimin e markave figurative me fjalë / shprehje të përshkruara qartë.
Publikimi i kësaj praktike dokumentimi është rezultat i bashkëpunimit midis DPPI dhe EUIPO (Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian), brenda kuadrit të aktiviteteve të saj të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ajo buron nga puna e DPPI për gjetjen e bazave të përbashkëta me kriteret e renditura nën Komunikatën e Përbashkët mbi Praktikën e Përbashkët të Dallueshmërisë (CP3) – Shenjat figurative që përmbajnë fjalë përshkruese / jo-dalluese.
Praktika e dokumentimit paraqet një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika, të cilat do të zbatohen përgjithësisht nga DPPI dhe zyrat e PI të Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian.
Publikimi i kësaj praktike ka për qëllim të rrisë transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë në dobi të përdoruesve dhe ekzaminuesve të zyrave të ndryshme të Pronësisë Intelektuale. Synon të jetë një referencë për zyrat e Pronësisë Intelektuale, përdoruesit, përfaqësuesit dhe çdo pale tjetër të interesuar. Gjithashtu synon të mbulojë shumicën e rasteve.
Duke patur këtë në konsideratë, u mundësua publikimi në të dy gjuhët Shqip dhe Anglisht — të dy versionet e të cilave mund të gjenden më poshtë. Praktika e dokumentimit është e ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë përmbledh kriteret, ndërsa pjesa e dytë paraqet shpjegimin e plotë të kritereve të ndryshme të aplikueshme në secilin rast.
Praktika e Dokumentimit | |
ALBANIAN (SHQIP) | ENGLISH (ANGLISHT) |
Karakteri Dallues – Markat figurë që përmbajnë fjalë që janë përshkruese/pa karakter dallues
|
Distinctiveness –
Figurative Marks Containing Descriptive/Non-distinctive Words |
https://euipo.europa.eu/ohimportal/en/news/-/action/view/8765814
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Institutit të Studimeve Europiane të Universitetit të Tiranës.
Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale u ngritën stenda informimi në dy pika të qytetit të Tiranës.
Shqipëria i bashkohet DESIGNclass
Nga 31 maj 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale të Shqipërisë (DPPI) është pjesë e DESIGNclass e cila do të përdorë dhe do të pranojë listën e termave nga database i harmonizuar me përshkrimet e produkteve (HDBPI) në DESIGNclass.
Nga vendimi që DPPI ka marrë për të përdorur HDBPI tani janë katërmbëdhjetë (14) zyra IP BE në DISEGNOclass që përdorin dhe pranojnë terma nga ky datebase i harmonizuar.
Shtesa e fundit e Drejtorisë së Përgjithme të Pronësisë Industriale në DESIGNclass sjell që numri i përgjithshëm i zyrave të Pronësisë Intelektuale pjesëmarrëse të bëhet 41.
DESIGNclass u ofron përdoruesve mundësinë për të kërkuar dhe për të përkthyer përshkrimet e produkteve në 29 gjuhë.
Miratimi i HDBPI nga DPPI është një rezultat konkret i programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të menaxhuar nga EUIPO në bashkëpunim me partnerët e tij ndërkombëtarë.
Mund të mësoni më shumë në www.euipn.org dhe http://euipo.europa.eu/designclass
Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, përuruam mjedisin që do të shërbejë si Qendër e Trajnimeve, një strukturë e dedikuar për të ofruar trajnime të specializuara në fushën e pronësisë industriale.
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e pronësisë industriale ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Pronësisë Industriale të Republikës së Finlandës.
Nga pala shqiptare ky memorandum u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj dhe për Zyrën homologe të Republikës së Finlandës nga Presidenti i saj, z. Antti Riivari.