Category: Lajmet
Filloi cikli i trajnimeve për fituesit e StartUP-ve nga DPPI dhe Agjencia e Startapeve
U organizua cikli i parë i trajnimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me Agjencinë e StartUp-ve dhe Drejtorinë për të Drejtën e Autorit.
Cikli i trajnimeve vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që DPPI ka me Agjencinë e StartUp-ve. Qëllimi i këtij trajnimi është prezantimi i fushës së pronësisë intelektuale tek fituesit e start-up përpara se produktet e tyre të dalin në treg dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka regjistrimi i tyre.
E Drejta e Autorit së bashku me Pronësinë Industriale janë dy shtyllat e pronësisë Intelektuale.
Lektorët dhe ekspertët sqaruan me detaje nga procesi i regjistrimit deri tek mbrojtja e objektit të Pronësisë Industriale.
U njohën me objektet e pronësisë intelektuale, mënyra se si regjistrohen dhe rëndësinë e regjstrimit të këtyre objekteve
Është shumë e rendësishme që në hapat e parë të një biznesi me idenë e sukseshme për arritjen e të mirave financiare të një produkti në treg, automatikisht të regjistrohet edhe identiteti në treg.
Programi i trajnimit përmbante këto tema:
• “Të njohim fushën e pronësisë intelektuale dhe të drejtat që burojnë nga regjsitrimi i objekteve të saj”,
• “Të drejtat e Autorit dhe të drejtat lidhur me të”,
• “Proçedurat e regjistrimit të markës tregtare dhe Proçedurat e regjistrimit të disenjos industriale”,
• “Si mbrohen patentat dhe modelet e përdorimit në Republikën e Shqipërisë, kushtet dhe procedurat e regjsitrimit”
• “Mbrojtja ndërkombëtare e objekteve të PI-së”,
Të pranishmit në ciklin e parë të këtij trajnimi u shprehën entuziastë mbi cilësinë dhe sasinë e informacionit të dhënë për ta dhe se sa e rëndësishme është regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale dhe intelektuale që në fazat e para të konceptimit të sipërmarrjes. Ky cikël trajnimesh u bë i mundur falë mbështetjes së Agjencisë së Startupeve dhe do të vijojë deri në fund të vitit sipas një kalendarintë miratuar.
Startoi sot kohorta e pare e programit IP4Startups për fuqizimin e sipërmarrjeve të reja nëpërmjet Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale
10 startup-et e përzgjedhura për të qenë pjesë e këtij program të parë filluan rrugëtimin dy mujor, ku u njohën me strukturen e programit, modulet, ekspertët e përfshirë në module të ndryshme si Pre-Diagnostic Wipo, Gjenerimi i raporteve të personalizuara, Branding, Promotional Labeling, Advertising, Enforcement, Economic benefits, International & Local Trademark registration etj.
Programi “IP4Startups”, i cili do të mbështesë drejtpërsëdrejti kohortën e parë prej 10 startupe shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale, implementohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbeshtjetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për pronësinë Intelektuale (ALSIP)