Regjistri i Objektevete të Pronësisë Industriale është baza online e të dhënave, e cila përmban të dhënat bibliografike të aplikimeve/regjistrimeve të depozituara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të PRonësisë Industriale. Kjo bazë të dhënash online ështe e përbërë nga tre rubrika si më poshtë:

  • PATENTA: Në këtë rubrikë do të gjeni të dhëna për patenta për shpikje dhe modele përdorimi, të depozituara pranë DPPI si aplikime kombëtare, aplikime të cilat kanë këkuar vlefshmëri të patentes në territorin e Republikës së Shqipërisë në zbatim ne Konventës Europiane të Patentave dhe Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat.
  • DISENJO: Në këtë rubrikë do të gjeni të dhënat për disenjo industriale të depozituara pranë DPPI.
  • MARKA TREGTARE: Në këtë rubrikë do të gjeni të dhënat për marka tregtare, tregues gjeografikë dhe emërtim origjine të depozituara në DPPI.

Për më shumë informacion dhe ndihmë, lutemi na shkruani në adresen e postës elektronike info@dppi.gov.al

Shënim: Sqarojmë që informacioni që përmban ky regjistër është vetëm orientues. Nëse ju duhet informacion zyrtar, ju lutem duhet të paraqitni një këkesë zyrtare pranë DPPI-së.

REGJISTRI I OBJEKTEVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Për të kërkuar  për aplikime/regjistrime për marka, të cilat kanë kërkuar mbrojtje në territorin e Republikës së Shqipërisë, ju lutem klikoni në link-un më poshtë dhe zgjidhni Shipërinë në kriterin Designation të kërkimit të avancuar.

MADRID SYSTEM

Për të kërkuar për aplikime/regjistrime për disenjo industriale të cilat kanë kërkuar mbrojte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ju lutem klikoni në link-un më poshtë dhe zgjidhni Shipërinë në kriterin Designation të kërkimit të avancuar.

HAGUE SYSTEM