Sektori i Binjakëzimit
Financat, tregu i brendshëm dhe kriteret ekonomike (FI)
Objektivi (a) i përgjithshëm
Të mbështesë Republikën e Shqipërisë në përafrimin e standardit të mbrojtjes dhe zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale me praktikën më të mirë të BE-së në mënyrë që të zhvillojë në mënyrë efektive negociatat e pranimit dhe të administrojë me sukses integrimin e përgjithshëm në BE dhe ndihmën e para-anëtarësimit.
Objektivi specifik
Projekti synon të ofrojë mbështetje për institucionet e përfshira në projekt kryesisht në fushat e mëposhtme:
• Të rrisin aftësitë e tyre për të mbështetur harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me rregullat përkatëse të BE-së në fushën e ligjit dhe politikës së pronësisë intelektuale;
• Të prezantojë modelin e aplikuar të menaxhimit të PI në nivelin Evropian dhe për planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve me qëllim promovimin dhe rritjen e ndwrgjegjwsimit përmes publikut për çështjet e PI, dhe veprimet e krijimit të kapaciteteve për të përgatitur negociatat e pranimit dhe për të adresuar rekomandimet e përcaktuara nga Raporti i Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, veçanërisht kapitulli 7 – Pronwsia intelektuale.
• Të ndihmojë ISHMT në ndryshimin ose krijimin e një akti nënligjor të pronësisë industriale, për të kufizuar problemet e hasura në inspektimet në tregun e brendshëm.
• Të ndihmojë ISHMT në hartimin e ndryshimeve të nën-akteve ligjore të nevojshme për zbatimin e Ligjit për Pronësinë Industriale për të pasqyruar përcaktimin ligjor dhe ndarjen midis shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale dhe falsifikimit të mallrave;
• Të ndihmojë në hartimin e dispozitave specifike që sqarojnë procedurën administrative dhe procedurën penale.
Shqipëria në veçanti duhet të:
- Intensifikojë përpjekjet për të harmonizuar legjislacionin e saj mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat fqinje me acquis të BE-së;
- Përmirësimi i mëtejshëm i funksionimit të agjencive të menaxhimit kolektiv dhe pagesa e honorareve për mbajtësit e të drejtave.
Kuadri ligjor i Republikës së Shqipërisë siguron mbrojtjen e pronësisë intelektuale që përafrohet gjerësisht me acquis communautaire, duke përmbushur një nga angazhimet e nenit 73 të Marrëveshjes së Stabilizim / Asociimit (MSA) dhe Kapitullit 7 të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian ” Të drejtat e pronësisë intelektuale ”.
Dokumenti i Partneritetit Evropian tregon nevojën për të vazhduar forcimin e autoriteteve përkatëse të Tregut të Brendshëm, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin e brendshëm me kërkesat e BE-së dhe MSA-së dhe të sigurojë zbatimin e tij nga të gjitha autoritetet përkatëse. Ai përmend qartë nevojën për të garantuar kapacitete të mjaftueshme administrative për të përmbushur kërkesat e MSA-së në fushën e pronësisë intelektuale dhe industriale.
Në këtë drejtim, neni 39 i marrëveshjes së përkohshme (neni 73 i MSA-së) përcakton që Shqipëria të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar, jo më vonë se katër vjet pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, një nivel të mbrojtjes së të drejtat e pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare të ngjashme me ato ekzistuese në BE, duke përfshirë mjetet efektive për zbatimin e të drejtave të tilla.