30 vjet  Institucion!

30 vjet përpjekje!

30 vjet angazhim!

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale u mbajt në mjediset e Hotel Plaza Tiranë Konferenca Ndërkombëtare dy- ditore me temë “Women in Tradition, Innovation, Creativity and Entrepreneurship” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të 3 organizatave ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, z. Habip Asan- Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), z. Christoph Ernst, zv. President në Zyrën Europiane të Patentave (EPO) si dhe z. Injacio De Medrano – Zyra e Bashkimi Europian e Pronësisë Intelektuale (EUIPO), pjesëmarrjen e zv.Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Znj. Adela Xhemali, Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen, Znj. Delina Ibrahimaj si dhe zv. Ambasadorit të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, Z. Philip Arnold.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, Znj. Rovena Beqiraj, uroi mirëseardhjen të ftuarve, partnerë të fushës, kontribues ndër vite, ish-drejtues, institucione ligjzbatuese, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe përfaqësues nga Zyra homologe të PI në rajon dhe më gjerë.

Në fjalën përshëndetese Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë znj. Adela Xhemali theksoi rolin e Pronësisë Intelektuale si një tregues i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale z. Daren Tang në një mesazh regjistrimi uroi 30 vjetorin e krijimit të DPPI-së dhe vlerësoi arritjet e deritanishme të saj, duke e cilësuar Shqipërinë një vend me progres në fushën e pronësisë intelektuale.

#Wipo#epo#euipo

#alsipProject